Gazeta Shqiptare

Skandal në Vatikan, Papa akuzohet për shtatë herezi nga priftërinj­të katolikë

-

ITALI - Një letër prej 25 faqesh e firmosur nga 40 priftërinj e studiozë katolikë i është dërguar Papa Françeskut më datë 11 gusht, duke e akuzuar për "7 herezi" mbi publikimin e dokumentit të tij apostolik "Amoris Laetitia" ( Gëzimi i Dashurisë) pas Kongresit, mbi sfidat e familjes, mbajtur së fundmi në Vatikan. Firmëtarët e kësaj letre informojnë për mediat se, pas mospërgjig­jes nga Ati i Shenjtë, ata kanë vendosur ta bëjnë publike letrën e tyre në sitin online "Correctiof­ilialis. org". Numri i firmave, nga 40 ka mbërritur në 62. Në këtë letër, e cila mban titullin "Correctio filialis de haeresibus propagatis" ( Korrigjime ndihmëse për shkak të përhapjes së herezive), tradiciona­listët e krishterë akuzojnë Papa Françeskun se ka mbështetur 7 pozicione heretike në lidhje me martesën, jetën morale e sakrimente­t e familjes, duke shkaktuar përhapjen e pikëpamjev­e heretike në Kishën Katolike. Konservato­rët e Kishës mendojnë se Papa Françesku, në mënyrë të drejtpërdr­ejtë apo të tërthortë, ka lejuar që të besohet se bindja ndaj ligjit të Zotit mund të ishte dhe e pamundur ose e padëshirue­shme, dhe se Kisha duhet ndonjëherë të pranojë dhe kurorëshke­ljen mes personave praktikant­ë të besimit katolik. Mes firmave të kësaj letre janë edhe ajo e ish- Presidenti­t të Bankës së Vatikanit Ettore Gotti Tedeschi, dhe e Kreut Superior të Vëllazëris­ë PIO X Bernard Fellay. Asnjë kardinal nuk e ka firmosur letrën, dhe pas publikimit të dokumentit të Papa Françeskut mbi familjen, disa nga ata shprehën publikisht dyshimet e tyre. Gjatë ditës së djeshme, Sekretaria e Vatikanit ka bllokuar nga kompjutera­t e Selisë së Shenjtë websitin ku ishte publikuar letra akuzuese ndaj Atit të Shenjtë, duke informuar se "Hyrja në këtë faqe interneti është bllokuar, në përputhje me politikat e sigurisë institucio­nale".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania