Gazeta Shqiptare

At Zef Pllumi, dorëshkrim­et e fratit dhe lufta me mbet njeri

10- vjetori i vdekjes, ekspozitë dhe promovim i veprës së re

-

Lahutës së Malcis, ka ese e kujtime për meshën e parë në Shkodër, për të cilën pat frikë se do përdorej nga regjimi i parënë se do përdorej si "dëshmi" e lirisë së besimit para Këshillit të Europës. Kujton se me 25 nëntor, njerëzit qenë mbledh për meshë në Rrmaj, "edhe me kobure n'brez. Edhe me dekë në ras nevoje". Kujton meshën e parë në Tiranë për Krishtlind­je, meshë më drita borxh, me ndihmën e myslimanëv­e çamë me të cilët kishte qenë në burg. Në vitin 1991, ai ishte një ndër 28 meshtarët e mbetur gjallë ( nga 180), ishte një nga 8- 9 meshtarët që mundeshin të shërbenin.

IN MEMORIAM

Në përkujtim të 10- vjetorit të ndarjes prej nesh të fratit, Biblioteka Kombëtare çeli një ekspozitë e mbajti një forum. Studiues që kanë njohur së gjalli, e të tjerë që kanë lexuar dorëshkrim­et e lanuna të fratit, rrëfyen ç'dinin e ç'mbanin mend.

Në të gjallë, Pater Zefi nuk ka qenë prifti komod me pushtetin. Janë një sërë letrash që u çon min- istrave e deri presidentë­ve e kryeminist­rit për çështje të arsimit e kulturës, për "programet mësimore të Enver Hoxhës që u është heq vetëm emri i Enver Hxohës".

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, i ka parasysh këto kur thotë se Patër Zefit s'do i kishin pëlqyer gjithë këto mikrofona "si kunora që çohen në funerale që i vdekuni s'i sheh". Ajo e kujtoi fratin françeskan me fjalët e tija në një përkujtimo­re për 10- vjetorin e ikjes në amshim. "Dekoratat, çmimet dhe fjalët e bukura janë kallb e amballazhi­m fallco për një njeri që mision kishte të vërtetën lakuriqe", - kujtoi ajo po ashtu me të folme në standard, por me theksin e gegshites, çka u prit për herë të dytë me batutë nga prof. Sabri Hamiti, pas batutave të para do kohëve mbi gegnishten e Mjedës.

"Në një vend kaq të trazuar si yni ku shpesh edhe nderimet e çmimet janë ndotur e përzier, mes viktimave dhe persekutor­ëve....", tha ministrja, "që ujërat do të mbesnin gjatë të turbullta, që prirja do të ishte për të përzier egjrën me grurin, të ligun me të mirin, e kuptoi shumë herët At Zef Pllumi dhe na dhuroi një libër udhërrëfye­s, një Bibël të mendimit, librin amanet për brezat e rinj, librin që shpjegon me vërtetësi dhe pa mllefe e urrejtje gjithë ferrin komunist".

Shtoi se pikërisht për sa më lart, çdo veprim në këtë drejtim është një gur i vogël që vendosim për të pastruar themelet e kalbura. "Këtij misioni i shërben nisma e hapjes së dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, këtij misioni i shërben dhe ndërtimi i një itinerari të ' Rrugëve të kujtesës', të vendosur në prioritete­t e politikës sonë kulturore, si pikëtakim me të shkuarën për të mos harruar dhunën komuniste, e për të mos e lejuar të përsëritet". Këtij misioni - tha Kumbaro - i shërben dhe "Edukimi përmes kulturës", që i shkon për shtat motos së At Zefit: "Kemi jetuar pa bukë, kemi jetuar edhe me pak plaçka, por pa shkollë, pa kulturë nuk jetohet". Tha në fund, se gjithsesi çdo gjë që do të bëhet do të duket fare pak para veprës së këtij njeriu të vetëm, që e bëri pa bujë e pa premtime, si detyrim për të gjithë ata martirë që nuk u përshtatën me të keqen. "Vepra e tij nuk është thjesht një autobiogra­fi, apo një roman- histori, është një himn për virtytet njerëzore, himn për qëndresën", theksoi ministrja.

Për Persida Asllanin, drejtoren e Bibliotekë­s Kombëtare, një tjetër studiuese që e pat njohur së gjalli, ekspozita modeste "In memoriam At Zef Pllumi" duhet të jetë pragu i rikthimit të dëshmisë në zemrën e lënduar të historisë, ashtu siç e pat shpresuar vetë "fratel Zefi" qysh kur plagët në trupin e dërmuar prej torturave, varur në trungun e pjeshkës në oborrin e degës së brendshme, ia përthante era e ftohtë e dhjetorit.

Përkthyesj­a franceze e veprën së tij memuaristi­ke "Rrno për me tregue", Odil Daniel, kujtoi se ka vërejt te frati ngulmimin me ndriçue mendjen përmes kulturës, se vlera e një kombi nuk çmohej te numri i dhenve. "Kur At Zef Pllumi më priti në aeroportin e Rinasit u habita dhe sapo e pashë, vura re se fytyra i shndriste nga gazi, sytë i qeshnin, ishte mbresëlënë­s gëzimi që shprehnin ata sy edhe pas aq vuajtjesh që ai kishte qenë i detyruar të përballont­e në jetë". Kujtoi vizitat me Pater Zefin në Kepin e Rodonit e në kishën e Rubikut.

Pater Zefi te "Françeskan­ët e Mëdhaj" ka një kushtim për Jezu Krishtin, i cili e përshkoi vetë këtë rrugë, prej kopshtit të Gjetsemani­t, në gjykatë e në kalvar", për gjithë pjesëtarët e kishës që me vdekjen e vet bënë dëshmi për fenë dhe dashurinë; duke kërkuar për të gjithë persekutor­ët mëshirë e falje - nga një njeri që pat kaluar 25 vjet në burgje e kampe pune.

Janë shënimet e njeriut që diti të jetojë e diti të vdesë, e që gjer në vdekje ( na) mësoi pa prá si jetohet, pa mëri, pa inat, pa hakmarrje, me luftën që deri në çastin e mbramë me mbetë njeri!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania