Gazeta Shqiptare

Ezra Paund

-

interesohe­t më për veprat dhe botimet e shkrimtarë­ve. Madje dhe botimet bëhen me kursimet e veta, hera- herës dhe me kursimet e pensioneve. Çdo gjë që ndodh në letërsi zhvillohet në heshtje dhe jashtë vëmendjes së shtetit. Hera- herës të duket se këtu jeton një popull që nuk merret me letërsi dhe art, por vetëm me politikë dhe biznes. Kjo kohë më kujton poezinë e Migjenit "Nën flamujt e melankolis­ë", kur shkruan: "Askush s'mund të thotë se këtu rron një popull që ndërton diçka të re".

Letërsia dhe arti motivojnë jetën, ndaj, sot shtrohet si nevojë jetike që ekonomia e vendit të ecë paralel me zhvillimin e artit dhe kulturës, pasi të dy këto kahje janë pjesë e të njëjtit qëllim, pjesë e zhvillimit dhe kënaqësisë së jetës. Le të kujtojmë thënien e çmuar të nobelistit amerikan Ezra Paund: "Në qoftë se letërsia pëson rënie, kombi atrofizohe­t dhe kalbet". Kjo është një e vërtetë e hidhur të cilën vetëm pushtetarë­t tanë nuk mund ta kuptojnë. Së paku, do të dëshiroja që ta kuptonte dhe ta vlerësonte me seriozitet­in e duhur kryeminist­ri aktual, Edi Rama, i cili është dhe pjesë e elitës artistike të këtij vendi.

- A ka sot shkrimtarë Shqipëria? Po, ka! Ka shumë shkrimtarë dhe artistë të mirë. Unë jam një lexues i vëmendshëm i krijimeve letrare, të miqve të mi, dhe kam konstatuar me kënaqësi se në këto vite ka shumë prurje letrare dhe ka shkrimtarë me një nivel të lartë, veprat e të cilëve pasqyrojnë denjësisht kohën që jetojmë. Disa prej veprave të tyre mund të krahasohen me letërsinë e vendeve më të zhvilluara europiane. Sidomos gjinia e tregimit ka arritur nivele të larta. Në qoftë se do të më kërkohej të bëja një antologji me tregimet e kohës, ju siguroj se antologjia që do të nxirrja në dritë, me tregimet e shkrimtarë­ve shqiptarë, të të gjitha kohërave, do të ishte një surprizë e madhe për letërsinë europiane dhe botërore. Mirëpo, më thoni ju, çfarë veprash nga letësia jonë janë përkthyer në vendet e tjera? Iniciativa e vetme e vitit të kaluar e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës për përkthimin e pesë librave është për t'u përshëndet­ur, ndonëse përzgjedhj­a ka qenë klientelis­te. Zgjedhja dhe përkthimi i krijimtari­së më të mirë letrare për përkthim në një gjuhë të huaj duhet bërë nga shkrimtarë të shquar dhe kritikë letrarë. Në këtë drejtim do të ishte mirë që këtë nismë, në vend të të ashtuquajt­urit komision, Minis-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania