Gazeta Shqiptare

Kur na humbën standardet?

-

Shvejkun duhet të rrinë të qetë aty ku janë, se vepra e tyre nuk ka vdekur. Mund të ndjehen disi të ofenduar se janë personifik­uar në vetëm një njeri, por gjithsesi, të mendosh se shumë të tjerë nuk e kanë pasur këtë fat. Njëri nga anëtarët e komisionit tonë, i cili kishte detyrë të vlerësonte formimin dhe integritet­in e kandidatëv­e, që "akuzohen" se kanë guxuar të aplikojnë për një proces, ku shumë të tjerë as nuk mund të afroheshin, ose nuk kanë pasur kurajën, për një proces, i cili që në fillim është sulmuar, shtyrë, devijuar, nënvlerësu­ar, parë me mosbesim e etiketuar negativish­t, kishte përgatitur pyetje të ngjashme të tipit: Kush është Alush Dragoshi? Kush u vra më parë, Falcone apo Borselino?

Vërtet, kush është vrarë më parë? "Google" thotë se Borselino është vrarë më 19 korrik 1992 ( 52 vjeç), ndërsa Falcone më 23 maj 1992 ( 53 vjeç), domethënë i bie që Falcone paska ndërruar jetë vetëm dy muaj më parë... Edhe ministrit të Drejtësisë së Italisë mund të mos i kujtohet se kush është vrarë më parë... Por në ndryshim nga Shvejku, për të cilin komisioni vendosi të anulonte hetimet kundër tij, sepse ishte një "idiot i lindur", përfaqësue­si i mësipërm i dijes kishte marrë detyrën t'i shpallte "idiotë të ditës" të gjithë kandidatët. Dhe ia arriti qëllimit.

Në fakt, nëse reflekton në lidhje me çfarë ofrojnë regjistrim­et video duket se më shumë se pedagogët, kërkohej të denigrohej vetë procesi. Në Shqipëri nuk është e vështirë të gjesh personazhe të tillë. Por është vështirë të gjesh njerëz që kërkojnë të bëjnë ndryshimin. Kandidatët duhen përgëzuar jo vetëm sepse kanë aplikuar, por parë situatën ku u gjendën, sepse qëndruan deri në fund dhe morën seriozisht disa pyetje, që vetëm serioze nuk dukeshin dhe ju përgjigjën një personi, që vetëm në atë formë nuk duhej të artikulohe­j. Shvejku, njësoj si ta, në njërën nga pyetjet u dorëzua "Këtë s'jam në gjendje ta bëj", por në ndryshim nga ta, mori guximin t'u drejtonte një pyetje anëtarëve të komisionit: "Zotërinj, ta zëmë se kemi një shtëpi trekatëshe. Secili kat i kësaj shtëpie ka tetë dritare. Në pullaz ka dy baxha dhe dy oxhakë. Në secilin kat banojnë dy qiraxhinj. A mund të më thoni tani, zotërinj, se në ç'vit vdiq gjyshja e portierit të shtëpisë?".

Zotëri, pedagog, filozof a çfarë jeni, po marr guximin, njësoj si Shvejku, edhe unë, t'u drejtohem me një pyetje: Ta zëmë se duam të kemi një Këshill të Lartë të Gjyqësorit dhe një Këshill të Lartë të Prokuroris­ë. Për secilin nga këta këshilla do zgjedhim nga njëmbëdhje­të kandidatë, që janë, njësoj si ju, pedagogë në universite­t. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë kërkon që secili nga këta kandidatë duhet të dijë se kush ka qenë Alush Dragoshi. A mund të më thoni, se në ç'vit vdiqën standardet e, bashkë me to, edhe çfarë do të thotë të jesh me kulturë në këtë vend?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania