Gazeta Shqiptare

De Biazi: Alavesh është special, do të mbijetojmë në La Liga

Ish- trajneri kuqezi e nis ndaj ish- ekipit të tij, Levantes, aventurën e re në Spanjë Prezantohe­t italiani, premton ringritjen

-

Nis zyrtarisht aventu ra e dytë e Xhani De Biazit në La Liga. Ish- tekniku i Kombëtares shqiptare u prezantua si trajneri i ri i Deportivo Alaves. Me skuadrën baske, 61vjeçari italian firmosi një kontratë deri në fund të këtij sezoni, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, me objektivin për të shpëtuar Alaveshin nga rrëzimi në Segunda Division, pas një nisjeje shumë të keqe që skuadra i ka bërë sezonit, teksa pas 6 javëve të para pozicionoh­et në vendin e fundit të La Ligas me asnjë pikë të grumbullua­r. Në fjalët e tij të para De Biasi shfaqi të gjithë lumturinë që është bërë pjesë e Deportivo Alavesh, ndërsa foli edhe për skuadrën, të cilën e ndoqi nga shkallët e stadiumit në ndeshjen e fundjavës ndaj Realit të Madridit. "Jam shumë i kënaqur dhe kam ndjesinë sikur kam shumë kohë që jam këtu, kjo edhe për faktin se e njoh prej disa vitesh drejtorin sportiv të Alaveshit, Sergio Fernandez. Më pëlqeu shumë ekipi në ndeshjen ndaj Realit të Madridit. Në jetë motivimi bën diferencën, por nuk mjafton vetëm dëshira e mirë, pasi kemi nevojë të përmirësoj­më shumë gjëra. Më shumë sesa skema, për mua e rëndësishm­e është ekuilibri dhe të dimë çfarë duam të arrijmë".

Pas eksperienc­ës pozitive me Levanten në La Liga në sezonin 2007- 2008, De Biazi është gati për këtë aventurë të re ku objektivi i tij do të jetë pa diskutim sigurimi i mbijetesës. Italiani është i bindur se nëse skuadra funksionon si një trup i vetëm, objektivi është mëse i arritshëm. "Po e përsëris edhe njëherë, jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu, në një klub ku punohet fort, për mua Alaveshi është një skuadër speciale. I rëndësishë­m është ekipi, të gjithë së bashku mund ta arrimë objektivin, që do të jetë të lëmë pas 3 skuadra dhe të sigurojmë qëndrimin në La Liga. Duhet të jemi një skuadër, një trup i vetëm. Çelësi i suksesit mund të jetë që të qëndrojmë të gjithë së bashku, futbollist­ët, tifozët dhe drejtuesit e klubit. Duhet të shfaqim dëshirë në çdo ndeshje, në fushë të tregohemi inteligjen­të, dhe të jemi më të zgjuar se rivalët".

De Biazi do ta nisë eksperienc­ën e tij tek Alaveshi të shtunën në "Estadio Ciutat de Valencia" pikërisht ndaj ish- skuadrës së tij, Levantes. Konçidencë e rastësishm­e apo ironi e fatit, për De Biazin fillim më të bukur nuk mund të kishte.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania