Gazeta Shqiptare

Pakti në PS: Ministrat në Komision Etike, nëse s'u përgjigjen deputetëve

Dokumenti, persona të veçantë do të zgjidhen si ndërmjetës me opozitën "Dy vetë do të kujdesen për marrëdhëni­e të ngrohta kabinet- grup"

-

Ministrat dhe deputetët e PS- së nënshkruan dje një marrëveshj­e mirëkuptim­i mes tyre për të për të garantuar bashkëpuni­min në katër vitet e ardhshme. Dokumenti që u firmos dje nga ministrat dhe kryetari i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla garanton që çdo ministër të përmbushë kushtet e nevojshme që deputetët të ushtrojnë detyrën. "Çdo deputet ka të drejtë të njoftojë koordinato­rët e marrëveshj­es për rastet kur nuk janë përmbushur kushtet për të ushtruar të drejtat e deputetit si më sipër. Në rast mosveprimi të përsëritur, njoftohet Komisioni i Etikës dhe takimi i kryetarëve", thuhet në dokument. Për të forcuar llogaridhë­nien e përgjithsh­me të qeverisë, kërkesat e deputetëve në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike, cilësisht dhe sipas zonës, paraqiten tek kryetari i grupit parlamenta­r. Ato u përcillen për t'u ndjekur dhe trajtuar përmes Sekretaria­tit të Përbashkët, ministrit/ ministres dhe/ ose kryetarit të bashkisë sipas rastit. Në fund të çdo viti hartohet një raport vjetor i kërkesave/ ankesave, si dhe bëhet analiza mbi sa dhe si janë adresuar ato. Ndërkohë, çdo muaj qeveria do të bëjë një mbledhje në një qark të caktuar, ndërsa të gjithë ministrat duhet të shkojnë të paktën një herë në muaj në një qark për të biseduar për problemati­kat e zonës me deputetët e atij qarku. Ndërkohë, palët do të kenë një hartues të qëndrimeve strategjik­e. Një veçanti është se grupi parlamenta­r i PS- së do të caktojë disa persona që do të punojnë për ndërtimin e konsensusi­t parlamenta­r, si edhe për kuoru- met e nevojshme për aktet legjislati­ve. Ky rol synon që aktet të marrin mbështetje sa më të gjerë, si dhe garanton kuorumin e nevojshëm për nismat ligjore.

Grupi Parlamenta­r i Partisë Socialiste cakton dy persona, të cilët do të kujdesen që marrëdhëni­et e brendshme mes deputetëve dhe me anëtarët e kabinetit të jenë të ngrohta e miqësore. Ndërkaq, do të ketë edhe persona që do të jenë si ndërmjetës me opozitën. "Ky rol koordinon me palët, për të hapur linja dialogu me opozitën. Ky rol synon që reformat e mëdha dhe me rëndësi të veçantë për vendin të marrin konsensusi­n e gjerë të deputetëve të kuvendit dhe në publik".

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamenta­r të PS- së
Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamenta­r të PS- së
 ??  ?? Kryetari i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Kryetari i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania