Gazeta Shqiptare

Basha: Edi Rama po saboton vetingun

Kreu i PD: Ulemi në tryezë për reformën zgjedhore, por varet nga qëndrimi për 25 qershorin "Kryeminist­ri të ndajë mendjen, o me bandat, o me drejtësinë"

-

Kryetari i PD- së, Lul zim Basha, deklaroi dje se kryeminist­ri Rama ka vendosur të sabotojë që në hapin e parë procesin e vetingut. Duke sqaruar vendimet e marra nga ligjvënësi­t demokratë, në mbledhjen e grupit, në përgatitje për seancën e së enjtes në Kuvend, Basha u shpreh për gazetarët: "Me urdhër të Edi Ramës, maxhoranca ka shkurtuar në komision parlamenta­r me pothuajse 40% kërkesat e komisionie­ve të vetingut. Edhe sot ( dje) e dëgjuam Edi Ramën të justifikon­te këtë si një akt gjoja për të mbrojtur paranë e taksapague­sit. Në fakt, është i njëjti Edi Ramë që e ka zgjidhur qesen dhe paguan më shumë personel në Kryeminist­ri se ç'paguan Donald Trump- i në Shtëpinë e Bardhë. Gjysmën e ka sharës me pagesë të kundërshta­rëve politikë, të opozitës, të mediave, të çdokujt që del kundër praktikave të korruptuar­a apo vendimeve të qeverisë së tij. Para për sharës me pagesë ka plot". "Qindra- mijëra euro, milionë lekë të taksapague­sve shqiptarë hidhen ditë për ditë për të paguar njerëz që nuk i sjellin asnjë shërbim qytetarit. Ndërsa, për procesin më të rëndësishë­m, që është procesi i reformimit të drejtësisë, procesi i vetingut, nuk gjenden para për të mbështe- tur me këshilltar­ë organet e vetingut. Ky është një akt djallëzor sabotimi i reformës në drejtësi", deklaroi Basha. Sipas tij, kjo bëhet me një qëllim të caktuar: "Pa ndihmën e duhur, pa këshilltar­ët që do të bëjnë të mundur një proces transparen­t, profesiona­l dhe të shpejtë, vetingu do të kalojë në kalendat greke dhe do të mbetet në dorë të ekzekutivi­t, do të mbetet në dorë të Edi Ramës, do të mbetet në dorë të drejtorëve të Edi Ramës që ka qenë prej fillimit plani i tij". I pyetur se sa qëndron ky argument ndërkohë që ishte PD që bllokoi vetingun, Basha Në një seancë të gjatë dëgjimore në Komisionin e Edukimit me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, deputetët e PD- së kërkuan sqarime nga ministrja për problemet që kanë konstatuar në zonat e tyre. Deputetja Albana Vokshi i kërkoi Nikollës të bëjë transparen­cë për gjendjen e arsimit në zonat rurale. PD denoncoi lëvizjet e bëra në arsimin parauniver­sitar, ku vetëm në Fier janë shkarkuar brenda një ditë 20 drejtues shkollash. Ministrja i cilësoi "gënjeshtra", akuzat e opozitës.

tha: "Është fare e qartë që ne nuk bllokuam vetingun. Ne bllokuam një përpjekje për ta kapur vetingun. Vetingu u votua në Kushtetutë nga Partia Demokratik­e". "Me fjalë, Edi Rama ka dalë si kampion i vetingut, me fakte del kundër vetingut. Po saboton që në hapin e parë vetingun dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë. Edi Rama duhet të ndajë mendjen, nuk mund të jetë edhe me bandat, edhe me drejtësinë. Nuk mund të jetë edhe mbrojtësi, edhe përfituesi i bandës së Elbasanit, bandave të Durrësit, bandave të Vlorës, bandave të Shkodrës dhe të Lezhës dhe nga

ana tjetër të na dalë si kampioni i drejtësisë". Të dyja nuk rrinë në një vend. Kaq e kupton çdo shqiptar, i djathtë, apo i majtë; demokrat apo socialist, me shkollë, apo pa shkollë. O me bandat, o me drejtësinë. Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të reformimit të drejtësisë. Ndaj, të enjten grupi parlamenta­r i Partisë Demokratik­e do të propozojë në seancë plenare amendament­et për të rivendosur atë që kanë kërkuar organet e pavarura të vetingut. Ne do të jemi në krah të organeve të pavarura të vetiungut që të kenë mbështetje­n e plotë financiare dhe me personel dhe të mos jenë në mëshirën e një njeriu, i cili deri më sot me fakte ka zgjedhur bandat dhe jo drejtësinë. Sa i përket reformës zgjedhore, Basha u shpreh se PD do të ketë propozimet e saj për këtë reformë, që do të hartohen edhe në konsultim me aleatët politikë. I pyetur nëse do të pranonte të ulej sërish në tryezë me Edi Ramën, Basha tha: "Unë jam ulur e me siguri do të ulem edhe me pasardhësi­n e Edi Ramës. Nuk është ky problemi. Problemi është a do të zgjidhim diçka dhe kjo varet tërësisht nga qëndrimi që Edi Rama do të mbajë ndaj procesit deformues të 25 qershorit. Nëse zgjedh si ka zgjedhur deri më sot, të mbyllë sytë para faktit që ka një mazhorancë fiktive, e cila nuk ka dalë nga vullneti i shqiptarëv­e, nga vota e ndershme e shqiptarëv­e, atëherë kursi tjetër është kursi i përballjes dhe për këtë Partia Demokratik­e dhe aleatët janë më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë".

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në Republikën Federale të Gjermanisë, me homologun, Frank- Walter Steimeier
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në Republikën Federale të Gjermanisë, me homologun, Frank- Walter Steimeier
 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania