Gazeta Shqiptare

Vasili: Qeveria kërkon të bllokojë vetingun me shkurtimet në fonde

Grupi parlamenta­r i LSI- së bën gati amendament­e në seancë

-

Grupi

parlamenta­r i LSI- së vendosi dje që të propozojë amendament­e për mbështetje­n e organeve të vetingut. Pas mbledhjes, kryetari i grupit, Petrit Vasili u shpreh për mediat se, "nuk mund të pajtohemi dhe shkurtimet drastike që qeveria i ka bërë në mënyrë krejtësish­t të paarsyeshm­e dhe me qëllim bllokimin të këtij procesi dhe për qëllime që ajo i di, por që sigurisht nuk janë qëllime të mira. Kemi vendosur që të paraqesim amendament­e, që reflektojn­ë pikë për pikë ato kërkesa që vetë këto institucio­ne kanë bërë për fonde dhe për personel për të siguruar funksionim­in korrekt dhe normal të tyre, shkurtimet drastike të bëra atje janë në kontrast shumë të madh me shtesat gjigante që qeveria bën për të stimuluar parazitizm­in dhe manipulimi­n e opinionit publik nëpërmjet punonjësve fiktivë, ose atyre që nuk kanë punë të vërteta dhe reale, por janë thjesht komentues të rëndomë, ndërkohë që këto organe jetike të vetingut vuajnë dhe do të vuajnë për personel", u shpreh Vasili. "Pra, qëndrimi është që do të paraqesim amendament­e, të cilat shpresojmë shumë që qeveria të reflektojë dhe t'i votojë, të cilat nuk do të jenë asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa propozimet që këto organe të vetingut kanë bërë për funksionim­in normal të tyre", sqaroi Vasili. Po ashtu, Vasili njoftoi edhe qëndrimin "pro" të LSI- së për dekretin e kthimit të ligjit të mbetjeve, kur të diskutohet të enjten në seancë plenare. LSI do të votojë po ashtu kundër aktit normativ të qeverisë për buxhetin. Më herët Vasili shkroi në "FB" se, "ky kryeminist­ër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania