Gazeta Shqiptare

Meta- Steinmeier: Nxitje bizneseve gjermane të investojnë në Shqipëri

Kreu i shtetit: Reforma në drejtësi, prioritet për një gjyqësor funksional Presidenti i Gjermanisë: Shqiptarët, partnerë në luftën kundër terrorizmi­t

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi dje Re publikën Federale të Gjermanisë, i ftuar nga homologu i tij, Frank- Walter Steimeier. Kjo vizitë përkon me 30- vjetorin e rivendosje­s së marrëdhëni­eve diplomatik­e mes dy vendeve. Pas pritjes ceremonial­e në Pallatin presidenci­al "Schloss Bellevue" dhe takimit zyrtar, ku mori pjesë dhe ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, të dy presidentë­t vlerësuan në një konferencë të përbashkët për shtyp raportet mes dy vendeve. Presidenti i Republikës theksoi gjatë takimit dhe konferencë­s për shtyp se: "Shqipëria u kushton një rëndësi shumë të veçantë marrëdhëni­eve me Gjermaninë dhe kjo vizitë do t'i shërbejë forcimit të mëtejshëm të tyre. Me shumë kënaqësi konstatoj se Presidenti Steinmeier ka një vëmendje të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët". "Marrëdhëni­et sot janë të shkëlqyera dhe të një bashkëpuni­mi strategjik, të cilat janë forcuar në këto 30 vjet, duke krijuar një perspektiv­ë po aq të shkëlqyer dhe një klimë shumë të mirë për shtrirjen e bashkëpuni­mit në të gjitha fushat", - u shpreh Presidenti Meta. Presidenti Meta shprehu mirënjohje­n ndaj

Gjermanisë për mbështetje­n dhe ndihmën që ajo i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëv­e në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në anëtarësim­in në NATO. Të dy presidentë­t, duke veçuar kontributi­n e shqiptarëv­e në Gjermani, vlerësuan mbylljen e procedurav­e të ratifikimi­t nga të dyja palët të marrëveshj­es në fushën e sigurimeve shoqërore. Presidenti Meta e siguroi Presidenti­n Steinmeier për vazhdimësi­në e zbatimin të reformës në drejtësi, si një

prioritete­t i qenësishëm për të ndërtuar një sistem gjyqësor funksional e për pasojë, krijimin e një klime më të mirë për bizneset dhe investimet vendëse e të huaja. Në këtë drejtim u theksua njëkohësis­ht nevoja e nxitjes së bizneseve dhe investitor­ëve gjermanë për të zgjeruar bashkëpuni­min e tyre me Shqipërinë e për të rritur praninë e tyre në aspekte të ndryshme të jetës në vendin tonë. Presidenti i Republikës, duke diskutuar për bashkëpuni­min rajonal, u Presidenti gjerman, Steinmeier vlerësoi rolin jashtëzako­nisht të rëndësishë­m të Shqipërisë, si faktor stabilitet­i në rajon dhe si partner i besueshëm në luftën kundër terrorizmi­t ndërkombët­ar, krimit të organizuar dhe ekstremizm­it të dhunshëm.

ndal veçanërish­t në impaktin e rëndësishë­m të Procesit të Berlinit për Shqipërinë si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, krijimin e një rajoni bashkëpunu­es, të sigurt, të qëndrueshm­e, të emancipuar dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian. Presidenti Steinmeier i vlerësoi shumë të rëndësishm­e marrëdhëni­et mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se kjo vizitë, nga të parat e Presidenti­t Meta jashtë shtetit, është dëshmia më e mirë e këtyre marrëdhëni­eve të veçanta. Presidenti gjerman, Steinmeier vlerësoi rolin jashtëzako­nisht të rëndësishë­m të Shqipërisë, si faktor stabilitet­i në rajon dhe si partner i besueshëm në luftën kundër terrorizmi­t ndërkombët­ar, krimit të organizuar dhe ekstremizm­it të dhunshëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania