Gazeta Shqiptare

Faturat e energjisë, u falën 200 milionë USD, ja si të përfitoni

OSHEE: Kamatëvone­sa, për 8 muaj përfituan 339 mijë abonentë Pensionist­ët dhe invalidët do të paguajnë 20 lekë për t'iu zeruar kamatat

- Ornela Manjani

Rreth 339 mijë abo nentë të Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike kanë përfituar nga kontratat për pagesën e detyrimeve të prapambetu­ra të energjisë elektrike. Vlera arrin në rreth 200 milionë dollarë. Përfituesi­t kanë lidhur kontrata me OSHEE- në gjatë 8- mujorit të këtij viti. OSHEE- ja bën të ditur, se personat që nuk kanë lidhur ende kontratë kanë afat deri në fund të vitit për të përfituar pagesë dhe këste. Në një analizë të detajuar, OSHEE- ja bën të ditura rezultatet që ka dhënë reforma në këta 8 muaj. Sipas OSHEE- së, reforma në sektorin energjetik, nuk solli vetëm rritje të ardhurash për OSHEE- në dhe zgjerim të investimev­e, por falë skemave lehtësuese u dha mundësi abonentëve të përfitonin reduktim të kamatëvone­save.

TË DHËNAT

Nga të dhënat e 8- mujorit 2017, që kur nisi zbatimi i reformës në dhjetor 2014, rezultojnë të jenë përfitues nga skemat lehtësuese të pagesës me këste të detyrimit rreth 339 mijë abonentë, për një vlerë rreth 200 milionë dollarësh. "Theksojmë se gjysma e kësaj vlere reduktimi u takon kategorive në nevojë, si familjet me ndihmë ekonomike, pensionist­ët mbajtës të kon- tratës si dhe invalidët. Nuk janë pak, por mbi 60 mijë abonentë të këtyre kategorive, të cilëve OSHEE- ja u ka ofruar mundësinë e pagesës me këste 1000 dhe 1200 lekë në muaj, dhe nëse janë korrektë për një periudhë 6mujore, u zerohet i gjithë kamata. Të gjitha këto lehtësi u ofruan në një kohë kur reforma konsolidoi sektorin energjetik, duke nisur zbatimin e ligjit për pagesën e faturës, rritjen e arkëtimeve, luftë ndaj informalit­etit dhe vjedhësve të energjisë, duke sjellë reduktimin e humbjeve, falë edhe programit të investimev­e", - bëjnë të ditura burime zyrtare nga OSHEE- ja. Sipas të njëjtave burime mësohet se si 8- mujor është regjistrua­r një trend në rritje të energjisë së shitur dhe të faturuar. Rritja e energjisë së shitur si dhe ulja e nivelit të humbjeve ka ndikuar pozitivish­t në rritjen e të ardhurave për OSHEE- në.

TË ARDHURAT

Sasia e energjisë së shitur rezulton me rritje 2.7% ose 1,2 miliardë lekë, në raport me 8- mujorin e 2016ës. Në total, kemi rreth 42.7 miliardë arkëtime, kurse niveli i humbjeve, po si 8mujor ka zbritur në 27.5, nga 28.1 që ishte vitin e kaluar, duke mos harruar se 4 vjet më parë ishte mbi 44%. Për rrjedhojë, kemi reduktim të borxhit, sipas të cilës, fatura në 2007- 2014, nga 67.8 miliardë lekë, deri në fund të gushtit 2017 zbriti në 49.5 miliardë lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania