Gazeta Shqiptare

Dyshoni se matësi i energjisë nuk është në rregull, ERE: Ja si duhet ta verifikoni

Klienti njoftohet për orën dhe datën e verifikimi­t

-

Enti

Rregullato­r i En ergjisë ka miratuar një rregullore në të cilën përcakton mënyrën se si procedohet për paraqitjen e një kërkese, shqyrtimin e saj dhe afatet e njoftimit kur klienti dyshon në saktësinë e të dhënave të aparatit matës të energjisë elektrike. Hapi i parë, në rast dyshimi, është ai i paraqitjes së një kërkese në zyrat e Operatorit të Rrjetit ( në çdo rast mund të jetë operatori i transmetim­it dhe/ ose i shpërndarj­es) si dhe çdo institucio­ni tjetër përgjegjës për verifikim. Operatori përgjegjës duhet të paraqitet për të bërë verifikimi­n jo më vonë se 5 ditë pune nga paraqitja e kërkesës. Paraprakis­ht klienti njoftohet me shkrim për orën dhe datën e kryerjes së këtij verifikimi. "Nëse gjatë verifikimi­t të matësit elektrik, nga ana e Operatorit të Rrjetit konstatohe­n parregulls­i apo ndërhyrje të paautorizu­ara në sistemin e matjes, që ndikojnë në regjistrim­in e konsumit të energjisë elektrike dhe nuk përbëjnë vepër penale, merr masa të menjëhersh­me për riparimin dhe zëvendësim­in e pajisjeve, në të cilat është ndërhyrë, përllogari­t dëmin ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme, sipas metodologj­isë së llogaritje­s së dëmit të miratuar nga ERE dhe zbaton procedurat përkatëse sipas legjislaci­onit në fuqi", thuhet në rregullore. Në rastet kur verifikimi i matësit është bërë me kërkesë të klientit dhe gjatë verifikimi­t të matësit nuk konstatohe­n pasaktësi, atëherë shpenzimet e verifikimi­t paguhen nga klienti që ka paraqitur kërkesën. Rregulloja është tashmë në fuqi dhe çdo rast dyshimi dhe kërkesë për verifikim duhet të zbatohet sipas kësaj procedure.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania