Gazeta Shqiptare

Dosja "Shullazi", Ilirjan Muho: Ish- hotel "Vollga" u regjistrua kur isha me pushime

Fehmi Zaka: Nuk i njoh të pandehurit, kam pasur probleme me ndërtuesin Fatmir Sinani Ish- kreu i Hipotekës rrëfen bisedën me të pandehurin

-

Në Gjykatën e Kri meve të Rënda dësh moi dje ndaj Emiljano Shullazit ish- kreu i Hipotekës, Ilirjan Muho. Gjatë seancës gjyqësore ku i pandehuri Shullazi nuk ishte i pranishëm, Muho deklaroi se në periudhën kur është bërë regjistrim­i i ish- hotel "Vollgës", nuk ka qenë prezent pasi ishte larguar me pushime. Ai u shpreh se në muajin gusht e ka kontaktuar në telefon shtetasi Alban Dabulla dhe e ka njoftuar që "Vollga" është regjistrua­r në emër të biznesmeni­t Ylvi Beqaj. Por Muho tha para trupës gjykuese, se i është përgjigjur Dabullës se kjo bisedë do të vazhdonte kur të kthehej në zyrë pas pushimeve. Më tej, ish- kreu i Hipotekës tregoi se gjatë takimit me Dabullën në zyrën e tij, ky i fundit e kishte ofenduar. "Gjatë diskutimit, Dabulla ka dalë jashtë kontrollit duke sharë dhe ofenduar drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Jurgis Çyrbja. Situata u përkeqësua dhe në këtë moment kam kërkuar që Dabulla të nxirrej jashtë", - tha dje Ilirjan Muho. Ish- kreu i Hipotekës theksoi para trupit gjykues se, pasi është njohur me rastin, ka vendosur të pezullojë veprimet për ish- hotel "Vollgën", dhe se pasi kishte kryer këto procedura është kontaktuar nga Ylvi Beqaj dhe Emiljano Shullazi, të cilët i kanë kërkuar një takim. Muho sqaroi para togave të zeza, se gjatë takimit të kryer në një lokal në zonën e "Parkut të Autobusëve", Shullazi dhe Beqja i janë prezantuar si bashkëpron­arë të ish- hotel "Vollgës". "Në kafe diskutuam për pronësinë e objektit dhe i vura në dijeni që janë pezulluar veprimet dhe që nuk lejohet tjetërsimi i pronës", - tha Muho. Më tej, sipas Muhos, Ylvi Beqaj ka shkuar në zyrën e ish- kreut të Hipotekës me një avokat dhe ka dërguar dokumentac­ionin, dhe ka qenë zyra juridike ajo që është marrë me dosjen.

FEHMI ZAKA

Në seancën e mbajtur dje ndaj Emiljano Shullazit u thirr për të dëshmuar edhe Fehmi Zaka, babai i Jani Zakës, i cili sipas prokuroris­ë është kërcënuar nga Shullazi dhe grupi i tij. Ndërkohë, në dëshminë e dhënë dje, Fehmi Zaka deklaroi se nuk i njeh as Emiljano Shullazin dhe as Gilmando Danin. 74- vjeçari pohoi në gjykatë se problemin për pronësinë e një parkimi në Tiranë e kishte me ndërtuesin Fatmir Sinani. Më tej Romeo Tarja, truproja e biznesmeni­t Ylvi Beqaj, dëshmoi se Beqaj kishte një partnerite­t të mirë me Shullazin. "Në dijeninë time Beqaj nuk është kërcënuar nga Shullazi, sepse ishim miq dhe do më kishte thënë", dëshmoi Tarja në seancën e mbajtur dje ndaj të pandehurit Emiljano Shullazi dhe anëtarëve të grupit të tij.

 ??  ?? Drejtori i Pergjithsh­em i Hipotekes, Ilirjan Muho
Drejtori i Pergjithsh­em i Hipotekes, Ilirjan Muho
 ??  ?? Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania