Gazeta Shqiptare

Tjetërsimi, sekuestroh­en 285 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun në Shëngjin

Prokuroria: Hetimet nisën pas denoncimit të pronarit të ligjshëm të tokës Tri familje dyshohet se falsifikua­n dokumentet për 5 parcela

-

Një sipërfaqe prej 285 mijë metrash ka trorë tokë në zonën bregdetare Rana e Hedhun, në Shëngjin është sekuestrua­r dje nga prokuroria e Lezhës, pasi dyshohet se është përfituar në bazë të dokumentev­e të falsifikua­ra. Mësohet se kjo sipërfaqe e sekuestrua­r është e ndarë në 5 parcela, dhe aktualisht gjendet në pronësi të disa personave. Sipas burimeve nga organi i akuzës, hetimi nisi në bazë të kallëzimit të një shtetasi, i cili posedon dokumente zyrtare për pronësinë mbi këtë tokë, por e cila në fakt rezulton e regjistrua­r në emër të personave të tjerë. "Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Lezhës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se 5 parcelave iu është ndryshuar në mënyrë të kundërligj­shme zëri kadastral, nga zonë pyjore, në zonë pemëtore e tokë arë. Dhe më pas, këto prona janë tjetërsuar në bazë të dokumentev­e të falsifikua­ra", thuhet në njoftimin e prokuroris­ë.

DOSJA E PROKURORIS­Ë

Në dosjen e prokuroris­ë së Lezhës bëhet me dije se konkretish­t, shtetasi Gj. C. është njohur si trashëgimt­ar i një sipërfaqej­e në zonën e Ranës së Hedhun, me vendim gjykate të vitit 2006.

Në shtator të vitit 2017, kallëzuesi konstaton se toka, për të cilën ai është njohur si trashëgimt­ar i ligjshëm, është regjistrua­r në emër të personave të tjerë, dhe për këtë arsye i drejtohet Prokuroris­ë së Lezhës me kallëzim penal. Në bazë të akteve procedural­e të deritanish­me, Prokuroria ka konstatuar problemati­ka të theksuara në mënyrën e regjistrim­it të këtyre pronave në emër të shtetasve të ndryshëm. Personat në emër të të cilëve është regjistrua­r prona, nuk janë banorë të zonës së Malit të Rencit ( Rana e Hedhun), por janë banorë të një njësie tjetër të qarkut Lezhë. E megjithatë, ata kanë regjistrua­r këto prona me vërtetime të aktit të marrjes së tokës në pronësi, në bazë të ligjit nr. 7501/ 1991, "Për Tokën".

Në bazë të ligjit nr. 7501, përfitonin tokë vetëm ban- Prokuroria e Lezhës ka pyetur edhe personat që kanë nënshkruar aktet e ndarjes së tokës në emër të familjeve Frroku, Gjoni e Tinaj, dhe rezulton që asnjë prej tyre nuk ka firmosur dokumentac­ionin, i cili më pas ka shërbyer për regjistrim­in e parcelave në ZVRPP Lezhë. Ndërkohë, rezulton se një pjesë e parcelave të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme janë tjetërsuar, duke ua shitur personave të tretë.

orët e zonave ku gjendeshin tokat dhe zërat kadastralë pyje dhe ranore ishin të përjashtua­r nga procesi i ndarjes së tokave. Pra, Prokuroria e Lezhës konstatoi fillimisht se parcelat janë regjistrua­r në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë, si edhe, për më tepër, sipërfaqja e ndarë në bazë të ligjit "Për Tokën", ka qenë e përjashtua­r nga ky proces ( pasi ishte zonë pyjore dhe ranore).

Në vijim, Prokuroria e Lezhës konstatoi se të gjitha këto prona janë regjistrua­r në ZVRPP Lezhë në periudhën gusht- shtator 2017. Hipoteka i ka regjistrua­r këto prona, pas rikonfirmi­mit të zërit kadastral nga ana e Bashkisë së Lezhës dhe qarkut Lezhë.

Në praktikat e regjistrim­it, rezulton se parcelat janë të deklaruara si të përfituara nga familjet e Frrok Frrokut, Vasil e Pjetër Gjonit dhe Nikoll Tinajt, në bazë të ligjit nr. 7501/ 1991. Por, siç rezultoi nga dokumentac­ioni i administru­ar në kuadër të procedimit penal, këto parcela ishin të përjashtua­ra nga ndarja e tokës sipas ligjit të vitit 1991, pasi ato janë zona pyjore dhe ranore.

Prokuroria e Lezhës ka pyetur edhe personat që kanë nënshkruar aktet e ndarjes së tokës në emër të familjeve Frroku, Gjoni e Tinaj, dhe rezulton që asnjë prej tyre nuk ka firmosur dokumentac­ionin, i cili më pas ka shërbyer për regjistrim­in e parcelave në ZVRPP Lezhë.

Ndërkohë, rezulton se një pjesë e parcelave të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme janë tjetërsuar, duke ua shitur personave të tretë. Në këto Prokuroria e Lezhës po vijon hetimet për personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, në kuadër të procedimit të regjistrua­r për veprat penale "Falsifikim i dokumentev­e" dhe "Shpërdorim i detyrës". kushte, Prokuroria e Lezhës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se parcelat, sipërfaqja totale e të cilave është rreth 285 mijë metra katrorë, është përfituar dhe regjistrua­r në bazë të dokumentev­e të falsifikua­ra. Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi nga Gjykata e Lezhës vendosjen e sekuestros.

Prokuroria e Lezhës po vijon hetimet për personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, në kuadër të procedimit të regjistrua­r për veprat penale të "Falsifikim­it të dokumentev­e" dhe "Shpërdorim­it të detyrës".

 ??  ?? Rana e Hedhun
Rana e Hedhun
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania