Gazeta Shqiptare

I kërkoi të dashurës martesë, i riu hetohet në gjendje të lirë

Policia: Djali krijoi incident në shkollë. I. J: Nuk është krim të dua dikë 18- vjeçari, vajzës: O të marr ty, o s'ka

-

Një 18- vjeçar nga Tira na është duke u het uar në gjendje të lirë, pasi ka detyruar ish- të dashurën që të martoheshi­n. Burime pranë policisë bënë me dije se i riu me inicialet I. J., prej disa muaj kishte pasur një lidhje dashurie me një 16- vjeçare. Kjo e fundit kishte vendosur t'i jepte fund lidhjes, ndërkohë që 18- vjeçari e propozoi për martesë. Por, duke hasur në rezistencë­n e vajzës, djali së bashku me prindërit e tij i kishte shkuar asaj në shtëpi. Martesa mes tyre u kundërshtu­a edhe nga prindërit e 16- vjeçares nga Kamza. Nisur edhe nga ky fakt, i riu kishte vendosur që t'i propozonte në sy të shokëve e shoqeve të klasës së vajzës. Ditën e hënë, ai kishte shkuar në gjimnazin ku 16vjeçarja mëson, por aty krijoi një incident. Burimet e lartpërmen­dura sqaruan se djali pasi kishte mundur të hynte në klasë ku ishte duke u zhvilluar një orë mësimi, është konfliktua­r se mësuesen duke qenë se kjo e fundit nuk e ka lejuar. Kjo gjë nuk e ka ndaluar djalin për t'i shprehur edhe një herë dashurinë vajzës, duke i kërkuar asaj sërish martesë. Në atë kohë, për shkak të situatës së krijuar mes dy të rinjve ka ndërhyrë mësuesja, e cila ka ten- tuar ta nxjerrë atë jashtë ambienteve të shkollës. 18vjeçari ka nisur të debatojë ashpër me të dhe në një moment filloi të godiste bankat e klasës duke iu drejtuar vajzës: "O të marr ty, o s'ka". Për shkak të situatës së krijuar, mësuesja ka lajmëruar po- licinë. Me të mbërritur uniformat blu, 18- vjeçari u shoqërua në ambientet e komisariat­it nr. 3 në kryeqytet. Së bashku me të riun, u shoqërua edhe vajza, të cilët u morën në pyetje veçmas njëritjetr­it. Ndonëse djali ka pohuar se nuk kishte qëllim të shqetësont­e askënd, ndaj tij nisi hetimi për veprën penale "Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetu­ar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë".

DEKLARATAT

I riu teksa është marrë në pyetje ka pohuar se nuk do të heqë dorë prej vajzës që ai dashuronte. "Kur më tha se nuk donte të vazhdonte më lidhjen me mua, vendosa t'i propozoja martesë për të mos e humbur. Mora prindërit e mi dhe vajta t'i kërkoja dorën. Aty debatuam dhe vajza vendosi të mos pranonte, duke i qëndruar fjalës së prindërve të saj. Më pas vendosa t'i shkoja në shkollë", ka deklaruar 18- vjeçari. Më tej, i pyetur nëse e dinte kjo gjë përbën vepër penale, ai ka pohuar: "Nuk jam duke bërë krim se po dua dikë". Ndërkaq, vajza është pyetur në prani të psikologes, për shkak të moshës së saj. Fillimisht ajo ka pohuar se nuk e njihte djalin dhe se disa herë ai e kishte bezdisur në shkollë. Por më pas 16- vjeçarja ka treguar se nuk e pranonte propozimin e djalit, për shkak se nuk donte as familja e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania