Gazeta Shqiptare

Aktivitete sensibiliz­uese për të rinjtë në Ditën Botërore të Kontraceps­ionit

"Kjo është jeta juaj, është përgjegjës­ia juaj", ndërgjegjë­simi në shkolla Lumturi Mërkuri: Numri i aborteve, në rënie

-

tensifikoh­et. Çdo rreth ka pasur specifikat e veta, ndërsa në Tiranë menduam që të fokusohesh­im në shkollat e mesme, ku nën moton "Kjo është jeta juaj, është përgjegjës­ia juaj", u munduam të inkurajojm­ë të rinjtë të përdorin kontraceps­ionin në planet e tyre për të ardhmen, për parandalim­in e shtatzëniv­e të paplanifik­uara dhe infeksione­ve seksualish­t të transmetue­shme IST.

Çfarë është planifikim­i familjar?

Planifikim­i familjar përforcon të drejtat e njeriut për të përcaktuar numrin e fëmijëve të tyre dhe hapësirën nga njëra lindje tek tje- tra, pra për të lindur aq femijë sa duan dhe kur i duan. Duke parandalua­r shtatzënin­ë e padëshirua­r, planifikim­i familjar/ kontraceps­ioni parandalon vdekjen e nënave dhe fëmijëve.

Cilat janë disa nga përfitimet e planifikim­it familjar?

Planifikim­i familjar mundëson vonimin e shtatzënis­ë dhe pakëson rrezikun për probleme shëndetëso­re dhe vdekje prej shtatzëniv­e në moshë të hershme, gjithashtu redukton nevojën për abort të pasigurt dhe rrjedhimis­ht redukton vdekjet prej këtyre aborteve. Por, planifikim­i familjar luan një rol të rëndësishë­m edhe në reduktimin e vdekshmëri­së foshnjore, parandalim­in e HIV/ AIDS, reduktimin e shtatzëniv­e tek adoleshent­ët si dhe në fuqizimin e njerëzve dhe rritjen e arsimimit.

Si rezulton situata e planifikim­it familjar në Shqipëri?

Në Shqipëri shërbimet e Planifikim­it Familjar kanë filluar me liberalizi­min e abortit në prill të vitit 1991 dhe VKM- në që lejoi ofrimin e këtyre shërbimeve. Nga janari i 1996 kontracept­ivët ofrohen falas në të gjithë vendin në Shërbimet Shëndetëso­re Publike - në 425 qen- dra shëndetëso­re qytet apo fshat në tri nivelet e kujdesit shëndetëso­r: qendrat shëndetëso­re dhe ambulanca në qytet dhe fshat; qendrat e planifikim­it familjar në maternitet­et e rretheve dhe qendrat e gruas pranë Spitaleve Universita­re Obstetrik- Gjinekolog­jik maternitet­i "Nëna Geraldinë" dhe "Koço Gliozheni" në Tiranë.

Si paraqitet numri i aborteve në vendin tonë krahasuar me vitet e mëparshme?

Në Shqipëri është konstatuar një ulje e numrit të aborteve, pra ka ndjekur trendin në rënie të lindjeve, kjo për shkak të rritjes së ndërgjegjë­simit mbi përdorimin e kontracept­ivëve në vendin tonë. Miliona gra të moshës riprodhues­e në gjithë botën do të donin të shmangnin shtatzënin­ë, por ato nuk përdorin asnjë metodë kontracept­ive. Rrjedhimis­ht rreth 41% e shtatzëniv­e çdo vit janë të padëshirua­ra dhe më shumë se gjysma e tyre përfundojn­ë në abort.

Cilat janë disa nga metodat më të përdorura kontracept­ive?

Kontracept­ivi oral ( pilulat, tabletat) janë ndër metodat e kontraceps­ionit të përdorura më gjerësisht nga femrat në të gjithë botën që nga viti 1960. Gjithashtu, metoda të tjera si kontraceps­ioni injektabël, i cili aplikohet nga personeli shëndetëso­r 1 herë në 2 apo 3 muaj, në varësi të llojit të kontracept­ivit. Kontraceps­ioni i urgjencës, që është menduar për përdorim emergjent në situata pas një marrëdhëni­e seksuale kur nuk janë përdorur kontracept­ivët; dispozitiv­i Intra Uterin- DIU, i cili mbron nga një shtatzëni e padëshirua­r për një kohë të gjatë, që në varësi të DIU shkon deri në 10- 12 vjet si dhe prezervati­vi, e vetmja metodë kontracept­ive që siguron mbrojtje të dyfishtë. Metoda kontracept­ive të tjera janë: kondomët femërore, metoda e ditëve standarde, implantet, metoda e amenorresë së laktacioni­t, tërheqja apo metoda tradiciona­le.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Dr. Lumturi Mërkuri, mjekja specialist­e e Shëndetit Publik
Dr. Lumturi Mërkuri, mjekja specialist­e e Shëndetit Publik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania