Gazeta Shqiptare

Projekti i Pyllit Orbital merr jetë, Bashkia e Tiranës mbolli 200 pemët e para

Veliaj: Të shtojmë aktivitete­t argëtuese për banorët

-

Projekti

i Bashkisë së Tiranës për krijimin e një Pylli Orbital, që do të rrethojë kryeqyteti­n me një brez me 2 milionë pemë ka nisur të vihet në jetë. Në liqenin e Farkës, ditën e djeshme Bashkia e Tiranës dhe DHL kanë filluar mbjelljen e fidanëve të rinj. Kryebashki­aku Erion Veliaj tha se aksioni për mbjelljen e pemëve do të shtohet në muajt në vijim. "E fillojmë mbarë këtë stinë mbjelljesh me 200 pemët e para, për të vijuar deri në mars të vitit tjetër. Është pjesë e konceptit tonë për Pyl-

ERION VELIAJ

"E fillojmë mbarë këtë stinë mbjelljesh me 200 pemët e para, për të vijuar deri në mars të vitit tjetër. Është pjesë e konceptit tonë për Pyllin Orbital dhe duam që pas Parkut të Liqenit, që tashmë vizitohet rregullish­t nga 300 mijë qytetarë edhe në zonën e Farkës të shtojmë aktivitete­t argëtuese, sporte dhe organizime në natyrë", tha kryebashki­aku.

lin Orbital dhe duam që pas Parkut të Liqenit, që tashmë vizitohet rregullish­t nga 300 mijë qytetarë, edhe në zonën e Farkës, që shtrihet në Njësinë 2 dhe në Dajt të shtojmë

aktivitete­t argëtuese, të kemi më shumë animime, sporte dhe organizime në natyrë", tha Veliaj. Ai u bëri thirrje kompanive dhe qytetarëve që t'i bashkohen kësaj nisme, që synon shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, por edhe përmirësim­in e jetës së komuniteti­t. Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacion­it, Blendi Gonxhe, vlerësoi punën e realizuar deri më tani dhe kujdesin e treguar për Parkun e Farkës, ndërsa deklaroi se fundi i muajit shtator do të jetë i mbushur me aktivitete të shumta. Ndërkaq, drejtori i përgjithsh­ëm i DHL, Qirjako Koçollari, u shpreh se ky investim e bën qytetin jo vetëm më të jetueshëm, por edhe më tërheqësh për investitor­ët. Në njësinë administra­tive Farkë janë mbjellë 3000 fidanë të drurëve dekorativë e pyjorë në territore publike, si dhe 2000 rrënjë fidanë ulliri. Parku i Farkës po shfrytëzoh­et jo vetëm si ambient çlodhës për komuniteti­n e shtuar të banorëve në këtë zonë, por edhe nga turistët ditorë për aktivitete sportive.

 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj në liqenin e Farkës
Kryebashki­aku Erion Veliaj në liqenin e Farkës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania