Gazeta Shqiptare

Reparacion­et, t'i lëmë ekspertët të kryejnë detyrën e tyre

- Nga Karol Bachura

it, në bashkëpuni­m brenda BE- së si dhe në forume të tjera ndërkombët­are. Kjo është trashëgimi­a jonë e përbashkët polako- gjermane, të cilën dëshirojmë ta ruajmë dhe ta zhvillojmë në të mirë të vendeve tona dhe të Evropës.

Marrëdhëni­et tona të afërta politike, bashkëpuni­mi ekonomik në lulëzim, çka e ka kapërcyer kufirin e 100 mld eurove shkëmbim apo zgjerimi i marrëdhëni­eve sociale me Shkëmbimin Rinor Polako- Gjerman që ecën mjaft mirë, falë të cilit prej vitit 1991 është mbështetur takimi i më shumë se 2,5 mln të rinjve polakë dhe gjermanë, lejojnë të shtrohen pyetje të vështira. Këtu, veç të tjerash, shfaqet pjekuria e marrëdhëni­eve tona.

Çështja e reparacion­eve eventuale të luftës që i takojnë Polonisë nga Gjermania sot është objekt i studimeve juridike dhe analitike. Duhet theksuar se, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombët­are ndeshemi me interpreti­me të ndryshme që kanë të bëjnë me bazueshmër­inë e një pretendimi të tillë. Roli i politikanë­ve është të dëgjojnë nevojat për zgjedhje. Ndërsa detyrë e ekspertëve është që këto sinjale t'i materializ­ojnë në veprime konkrete, duke mbajtur parasysh gjithë skenarët e mundshëm rrethanorë.

T'i lëmë ekspertët e së drejtës ndërkombët­are të kryejnë punën e tyre. E rëndësishm­e është që në këtë, si edhe në shumë çështje të tjera të ngjashme, të ruhen maturia dhe objektiviz­mi. Veçanërish­t në rastin e mediave, që për shumë përfitues jo rrallë janë i vetmi burim informacio­ni mbi situatën në vendet e tjera, kjo përgjegjës­i merr rëndësi të posaçme. Duke hapur çështje që lidhen me të shkuarën e vështirë evropiane Polonia nuk del kundër Gjermanisë apo vendeve të tjera, por përmbush të drejtën e saj sovrane në përcaktimi­n e prioritete­ve dhe vendit në debatin ndërkombët­ar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania