Gazeta Shqiptare

REXHEP QOSJA, "QYTETAR NDERI' NË MALËSINË E MADHE

-

Me

nismën e kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, këshilli ka miratuar me shumicë votash nismën për të shpallur qytetar nderi disa nga figurat që kanë kontribuar në fushat e tyre përkatëse, raporton ATSH.

Një ndër këta emra është shkrimtari i njohur Rexhep Qosja. Nderimi i jepet me motivacion­in: "Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, krijimtari­së letrare dhe etno- kulturore shqiptare në përgjithës­i dhe për kontributi­n e tij atdhetar në themelimin e Kosovës së pavarur në veçanti".

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicisti­kë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtari­së letrare në përgjithës­i. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Për krijimtari­në shkencore e letrare është çmuar me: Shpërblimi­n e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimi­n Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpër- blime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimi­n e RS të Serbisë - "7 Korriku", më 1975, me Çmimin "Pjetër Bogdani", 2010 për romanin "Bijt e askujt", etj. Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998- 2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin "Nderi i Kombit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania