Gazeta Shqiptare

Basha: Shkarko Xhafajn, Ruçin e Sejdinin. Rama: Po loboni për krimin

Krimi në Elbasan, akuza dhe përplasje të forta në Kuvend mes krerëve të PS- PD Kryeminist­ri, opozitës: Dilni nga çadra

- Darina Tanushi

Seanca e djeshme e Kuv endit u karakteriz­ua nga akuza të forta për lidhje me kriminelët, të bëra nga kreu i PD- së, Lulzim Basha ndaj kryeminist­rit Edi Rama. Duke e bërë përgjegjës për rritjen e kriminalit­etit në vend, Basha tha: "Rama s'ka asnjë problem me krimin, sepse e futi në Parlament. S'ka asnjë problem me drogën, sepse në 4 vjet, Shqipëria u kthye në ekonominë e drogës, prodhimi kryesor i saj u bë droga, eksporti kryesor u bënë droga dhe krimi. Funksioni kryesor i sistemit financiar u bë pastrimi i parave të pista të drogës. Kështu, Shqipëria kapi në 4 vite të gjitha rekordet e zeza të krimit". Sipas Bashës, "tani, kur të gjithë janë alarmuar, kryeminist­ri po përpiqet të ndezë ndjesi dhe ndjeshmëri antieuropi­ane mes shqiptarëv­e, duke u thënë atyre se europianët janë racistë dhe se nuk i duan shqiptarët. Është kjo streha e maskarallë­kut ku është strehuar Edi Rama, streha e patriotizm­it të rremë", ka thënë Basha. Kreu i PD- së i kërkoi Ramës të shkarkojë Ruçin, Xhafën e Qazim Sejdinin. "Në krye të Kuvendit është ai që partnerët strategjik­ë i mohuan vizën. Ministër i Brendshëm është një person, vëllai i të cilit kërkohet nga ndërkombët­arët për trafik droge. Ndërsa shefi i policisë përgjon kundërshta­rët politikë. Shkarko Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafajn dhe Qazim Sejdinin", ka apeluar Basha. Duke komentuar edhe ngjarjen e Elbasanit, duke thënë: "Policia nuk e kaloi atë rrethim, sepse ajo magazinë është kështjella e Edi Ramës, e krimit, e bandës dhe ka imunitet, gëzon mbështetje dhe mbrojtje qeveritare".

KRYEMINIST­RI

Nga ana e tij, kryeminist­ri u shpreh se deklaratat e Bashës vijnë nga dëshpërimi. "Po ia hiqni tullat partisë suaj një e nga një dhe këtë nuk e them unë, por rezultati që ju ka sjellë këtu. Dhe do të vazhdoni t'ia hiqni nëse nuk e kuptoni se cili është roli juaj në këtë skemë", ka deklaruar Rama. Kryeminist­ri e ka cilësuar si të papranuesh­ëm përdorimin e termit "krimi etnik shqiptar". "Ky term të çon tek një pyetje, po ju politikanë­t etnikë shqiptarë çfarë jeni, kur nuk dini të ndani politikën tuaj me racizmin europian në Europën e sotme, që synojnë kundërvëni­en ndaj projektit të Europës së bashkuar, për të cilën jemi të angazhuar të gjithë?", ka thënë Rama. "Po bëni lobim të krimit dhe për këtë arsye jeni në këtë gjendje. Ikni nga Parlamenti për të marrë vota dhe ktheheni me më pak pupla. Po e bëni qesharak rolin e opozitës. Qesharake, që opozita shqiptare të tundë flamurin e krimit etnik shqiptar. Krimi është krim dhe kriminelët nuk kanë atdhe. Mbyllni çadrat", theksoi Rama. "Asnjëherë nuk e kam thënë dhe asnjëherë nuk do ta dëgjoni ta them në këtë foltore, për sa kohë do jem këtu, që ne triumfuam përfundimi­sht me krimin, sepse kjo nuk ndodh. Kjo është një bete- jë që vazhdon. Po ju lutem, nëse doni të keni një fije besueshmër­ie, dilni nga çadra! Mbylleni çadrën që e mbani hapur në kokë, megjithëse fizikisht keni dalë prej saj dhe ballafaqoh­uni me argumente e me të vërteta, se shqiptarët nuk janë budallenj", u shpreh Rama. Më tej reagoi sërish Basha, duke thënë se kryeminist­ri po aludon se opozita po pengon integrimin. "Dakord, ti hyre në Lazarat dhe për këtë pate mbështetje­n time. Po ku janë bandat e Lazaratit? Nuk janë bandat, sepse ti ktheve në Lazarat gjithë Shqipërinë. Nuk kam unë fuqi t'i bllokoj negociatat. Ti i ke bllokuar negociatat, sepse ti qeveris me krimin", tha Basha duke shtuar se "çadra ( e protestës) do vazhdojë dhe çadër do të bëhet gjithë Shqipëria".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania