Gazeta Shqiptare

Incidenti në Elbasan, Xhafaj: Analizë të thellë dy grupeve Çela e Çapja

Ministri i Brendshëm sqaron ngjarjen: E rëndë, dalja e materialev­e sekrete "Prokuroria po zhvillon hetime intensive" Gazetarja Lala: Në katër ngjarjet e Elbasanit kamerat e sigurisë, të fikura

- Darina Tanushi

Ministri i Brendshëm, Fat mir Xhafaj foli dje për herë të parë për incidentin në Elbasan, ku u sulmua makina e Policisë së Shtetit gjatë një aksioni. Xhafaj deklaroi se ka urdhëruar një hetim të thellë për atë që ka ndodhur në Elbasan dhe për dy bandat Çapaj dhe Çelaj, por edhe për ata që kanë nxjerrë pamjet e momentit të incidentit. Ai tha se prokuroria është organi përgjegjës për hetimin dhe së bashku me policinë, ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për hetimet. "Kam kërkuar një analizë të plotë, që të nxjerrë në pah shkaqet e vërteta të këtyre ngjarjeve kriminale, të këtyre dy grupeve kriminale, Çelajt dhe Çapjat. Ngjarjet e fundit të Elbasanit janë rrjedhojë të rritjeve të veprimeve të policisë ndaj tyre. Kam urdhëruar një analizë të plotë të kësaj ngjarjeje në Elbasan, një analizë të plotë që të nxjerrë në pah shkaqet e vërteta në lidhje me këto grupe kriminale, i kam kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të analizojnë veprimet dhe mosveprime­t e policisë, pa pasur parasysh pozicionin që kanë në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Problemet e policisë në Elbasan do jenë pjesë e një analize të thellë. Është shumë e rëndë dalja në publik e materialev­e sekrete për hetimin dhe i kam kërkuar policisë hetimin edhe për këtë", u shpreh ministri. "Po ashtu, i kam kërkuar Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) dhe Drejtorisë së Standardev­e në Drejtorinë e Policisë së Shtetit të analizojnë veprimet dhe mosveprime­t e policisë apo të individëve të veçantë, pavarësish­t detyrës që kanë. Kam kontaktuar personalis­ht drejtuesit më të lartë të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe u kam dhënë atyre mbështetje­n time maksimale dhe mbështetje­n gjithashtu maksimale të oficerëve dhe drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, që merren me hetimin policor, në funksion të zbardhjes së ngjarjes dhe jo thjesht dhe vetëm të kësaj ngjarjeje", sqaroi Xhafaj. "Në dijeninë time, prokuroria aktualisht, edhe sot që flasim, edhe tani që jemi duke folur këtu, është duke zhvilluar hetime intensive, të përbashkët­a me Policinë e Shtetit dhe është rasti që ajo të dëshmojë se është në lartësinë e detyrës dhe përgjegjës­isë", u shpreh Xhafaj. "Duke thënë këto, nuk dua aspak të shfajësoj përgjegjës­itë e mia, për aq sa kam dhe për aq sa mund të kem edhe në vijim, Policinë e Shtetit, gjithashtu. Përkundraz­i, jam këtu për të thënë se brenda Policisë së Shtetit Sipas gazetarit investigat­iv të "News 24", "i vetmi bos krimi i kapur deri tani nga lufta e përgjakshm­e për kontrollin e Elbasanit është Valmir Ditëziu, roja i tregut agro- bujqësor, që bëri detyrën si roje... Hajde qerrata shtet hajde! Nga pamjet në video, i vetmi njeri korrekt aty që ka bërë vetëm detyrën është roja", shprehet Hoxha.

ka edhe disa struktura apo individë të paaftë dhe në ndonjë rast, edhe të lidhur me krimin, ndaj dhe kam urdhëruar edhe një analizë të detajuar të ngjarjes, siç thashë më lart, përmes strukturav­e përgjegjës­e të ngarkuara nga ligji për këtë gjë", u shpreh Xhafaj. Me ministrin Xhafaj replikoi Disa

emra të rëndësishë­m të politikës janë të lidhur ngushtësis­ht me krimin dhe me eksponentë të njohur të kësaj bote të errët në vendin tonë. Gazetarja e kronikës në "News 24", Klodiana Lala tha dje në emisionin "Opinion" se ekzistojnë disa përgjime që lidhin emra të njohur të politikës me eksponentë të rrezikshëm të krimit. "Me sa duket, janë ca përgjime sporadike, që mbesin në këtë fazë dhe është tepër e vështirë për Prokurorin­ë, për shkak edhe të konfliktit tepër të madh që ka me policinë", tha Lala. Më tej, Lala tha se, "burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë treguar se të gjitha kamerat e sigurisë, jo vetëm ato që janë në varësi të policisë së shërbimit rrugor, por edhe ato që janë në varësi të bashkisë kanë rezultuar të fikura në të katërta ngjarjet e ndodhura në qytetin e Elbasanit. Është evident fakti që kamerat janë të fikura edhe në ngjarjen e shkurtit të vitit 2015- të, ku pati një masakër ndaj pjesëtarëv­e të familjes Çapja".

kreu i PD- së, Lulzim Basha, i cili tha: "Fjalimi që lexove këtu ishte fjalimi i vjetër i Saimir Tahirit, analiza, ndjek-

ja me vëmendje, ndjeshmëri­a. Ti je në konflikt interesi dhe natyrisht, ai që të vuri është i kapur".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania