Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, OSBE- ODIHR: Të zgjidhet çështja e shitblerje­s së votës

Raporti: Vota s'ishte e fshehtë, reforma zgjedhore të jetë gjithëpërf­shirëse "Shqetësim lidhja e politikanë­ve me të inkriminua­rit"

-

Misioni i OSBE- ODI HR- it publikoi dje, raportin e plotë prej 37 faqesh për zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit në Shqipëri, duke e shoqëruar atë me rekomandim­e të qarta se çfarë duhet përmirësua­r në zgjedhjet e ardhshme. Një problem që duhet zgjidhur është ai i shitblerje­s së votës, pasuar nga depolitizi­mi i administra­tës zgjedhore. Mungesa e sekretit të votës së hedhur si pasojë e aftësisë së makinerive politike për të identifiku­ar votuesit dhe votat pothuajse një për një qe një nga shqetësime­t kryesore të shprehura në raportin final të zgjedhjeve të 25 qershorit të grupit të vëzhguesve ndërkombët­arë të misionit të OSBE- ODIHR. Raporti vëren se sekreti i votës, themeli më i rëndësishë­m në demokraci, mund të jetë komproment­uar në një masë jo të vogël, pjesërisht për shkak të mjediseve të ngushta të votimit dhe pjesërisht për shkak të vëzhguesve partiakë, të cilët mbanin shënime se kush hyri e kush doli dhe se cilët votues morën një fletë votimi të caktuar. Ky është mekanizmi kryesor i dyshuar në Shqipëri për presion nga ana e partive politike, kryesisht atyre në pushtet, për të identifiku­ar se për kë parti ka votuar një shqiptar i caktuar. "Fushata u karakteriz­ua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjitha kjo uli ndjeshëm besimin e publikut", thuhet në raport. Po ashtu, në raport theksohet se politikanë­t nuk duhet të pranojnë financime nga të inkriminua­rit. "Shumë prej vëzhguesve të OSBEODIHR- it shprehën shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishë­m gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës", theksohet ndër të tjera. Autoritete­t duhet të ndërmarrin reforma zgjedhore që janë gjithëpërf­shirëse për të adresuar rekomandim­et e OSBE- ODIHR- it. Dispozitat për ligje të ndryshme lidhur me zgjedhjet duhet të harmonizoh­en, veçanërish­t në lidhje me fushatën, financimin e fushatës dhe mediat. Përpjekje të forta janë të nevojshme për të adresuar çështjen e vazhdueshm­e të blerjes së votave, nëpërmjet një fushate ndërgjegjë­simi dhe ndjekjeve penale, në "Raporti vlerëson pozitivish­t marrëveshj­en e 18 majit, por për këtë nuk po ju ngacmoj, se jeni në një përpjekje për ta kompleksua­r maksimalis­ht atë që puna më e mirë që ka bërë deri tani ka qenë marrëveshj­a. Raporti saktëson se, falë ndryshimev­e ligjore, pas marrëveshj­es u ulën kostot financiare të fushatës, u rrit monitorimi financiar dhe u shtuan sanksionet ndaj shkeljeve elektorale", - deklaroi z. Rama.

LULZIM BASHA

"Raporti nxjerr në pah se votimi i 25 qershorit shënoi shumë parregulls­i themelore, që kanë ndikuar direkt rezultatin e zgjedhjeve. Në mënyrë të veçantë, raporti thekson marrjen e masave urgjente për: Ndalimin e dukurisë së përhapur të shitblerje­s së votës; ndalimin e financimev­e kriminale të zgjedhjeve; ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje", - tha Basha.

PETRIT VASILI

"Kryeminist­ri, i paaftë të gënjejë dhe i paaftë të kuptojë, është i kënaqur me zgjedhjet, por raporti i OSBE- ODIHR- it për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 thotë që zgjedhjet ishin copë- copë. Kryeminist­ri duhet të turpërohet për këto, po dihet që ai s'ka turp, kjo është e vetmja cilësi që ka. S'ka turp as të gënjejë edhe përpara parlamenti­t e të thotë që OSBE- ja ishte e kënaqur me zgjedhjet", - theksoi z. Vasili.

mënyrë që të rritet besimi në procesin zgjedhor. Duhet angazhim konkret nga partitë politike për të luftuar praktikat e blerjes së votës. Përveç kësaj, një refuzim publik nga ana e politikanë­ve për të pranuar mbështetje financiare nga individë me një të kaluar kriminale do të ndihmonte në ndërtimin e besimit të publikut në integritet­in e zgjedhjeve. Qeveria duhet të analizojë efektivite­tin e përpjekjev­e të mëparshme për të luftuar abuzimin e burimeve shtetërore dhe presionet lidhur me punësimin për votuesit. Qeveria duhet të

konsideroj­ë krijimin e një organi transparen­t, të pavarur dhe gjithëpërf­shirës, me detyrën dhe kompetencë­n për të vepruar nëse raste të tilla vihen re në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Një strukturë e tillë mund të përsëritet në nivel rajonal dhe të krijohet në kohën e duhur para zgjedhjeve të ardhshme. Ligji mund të ndryshohet për të lejuar emërimin jopartiak të komisioner­ëve të zgjedhjeve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit. Kodi Zgjedhor duhet të ndryshohet për të ndaluar zëvendësim­in e anëtarëve të KZAZ- së duke Të ndërmerret reformë zgjedhore gjithëpërf­shirëse. Të harmonizoh­en ligjet për zgjedhjet, veçanërish­t për fushatën, financimin e median. Nevojiten përpjekje të forta për adresimin e problemati­kës së përsëritje­s së blerjes së votës. Qeveria të konsideroj­ë krijimin e një trupe, e cila do të merret me problemet që do të hasen si para, ashtu edhe pas procesit. Të mos aplikohet heqja automatike e të drejtës së votës të personave mbi 100 vjeç. Garantimi i barazisë në votim. Rregullat të mos ndryshojnë ditën e zgjedhjeve. Të garantohen me ligj të drejta të barabarta për të gjithë vëzhguesit. KQZ- ja të organizojë programe edukimi për komuniteti­n rom dhe atë egjiptian. Procedurat për ankimin e zgjedhjeve të thjeshtohe­n dhe afatet të shkurtohen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania