Gazeta Shqiptare

Nikos Kotzias: Minoriteti grek, kushti thelbësor

Greqia, 4 kushte Shqipërisë për integrimin

-

Ministri

i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaru ar se minoriteti­t grek në Shqipëri duhet t'i njihet ky status kudo që ai jeton dhe jo vetëm në dy zonat e jugut të vendit, që janë përcaktuar zyrtarisht që në kohën e regjimit komunist. Në një intervistë në televizion­in publik "ERT 1", Kotzias theksoi se këtë problem e ka ngritur edhe në takimet që kishte ditët e fundit, në kuadër të asamblesë së përgjithsh­me të OKB- së. Shefi i diplomacis­ë greke tha se qeveria e sotme greke vuri edhe kushte të tjera, përkundër Komisionit Europian, që si kusht themelor për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërinë, kishte vënë reformimin e sistemit gjyqësor. "Që të hapen negociatat për anëtarësim, duhet që këto vende të plotësojnë disa kërkesa. Shqipërisë, KE i vuri si kusht reformën e sistemit gjyqësor. Komisioni Europian humbi kur erdhi në këshillin e çështjeve të përgjithsh­me, sepse ne shtruam katër kërkesa të tjera", - deklaroi Kotzias. Sipas shefit të diplomacis­ë greke, një nga këto kushte është mbrojtja e të drejtës së pronës për gjithë qytetarët në përgjithës­i dhe për minoriteti­n grek në veçanti. "Minoriteti duhet të njihet në gjithë shtrirjen e territorit dhe kudo që ata të ndodhen në Shqipëri. Siç duhet ta dini, Shqipëria është vend kandidat për anëtar i Bashkimit Europian. Për fat të keq, ashtu si dhe për fqinjin tonë verior, Shkup, këto kandidatur­a u dhanë pa kushte nga qeveritë e mëparshme greke", - deklaroi z. Kotzias.

nominuar palët. Duhet gjithashtu të merret në konsiderat­ë futja e mekanizmav­e alternativ­ë për emërimin e

KQV- së dhe anëtarëve të ekipit të numërimit, kur partitë politike nuk propozojnë kandidatët e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania