Gazeta Shqiptare

Abuzimet me sahatet e dritave, ERE: Ja ku të ankoheni

Ankesat për matësin e energjisë elektrike, procedurat e rregullat që duhet të ndjekin qytetarët Detyrimet financiare që duhen shlyer

-

Hyn në fuqi rregullorj­a e re e Entit Rregulla tor të Energjisë për ankesat e qytetarëve në lidhje me matësin e energjisë. Tashmë të gjithë klientët, të cilët kanë ankesa për matësit e energjisë elektrike, do ta kenë më të lehtë t'i kryejnë ato bazuar në një rregullore të miratuar së fundmi, në rast se të dhënat në të nuk dalin të sakta. Është publikuar në Fletoren Zyrtare rregullorj­a "Mbi procedurat për paraqitjen e një kërkese, shqyrtimin e saj dhe afatet e njoftimit, kur klienti dyshon në saktësinë e të dhënave të aparatit matës të energjisë elektrike". Kjo rregullore është miratuar nga bordi i ERE- s dhe ka si qëllim të përcaktojë kushtet dhe procedurat për paraqitjen, shqyrtimin dhe zgjidhjen e kërkesave të klientëve në lidhje me saktësinë e të dhënave të aparatit matës të energjisë elektrike, si dhe afatet kohore për trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre kërkesave.

ANKESA

Kjo rregullore përcakton procedurën e paraqitjes së kërkesës, shqyrtimin e saj dhe afatet e njoftimit të kërkuesit për rastet kur ai dyshon në saktësinë e matësit të energjisë elektrike, në mënyrë që: Të sigurojë trajtimin e barabartë dhe jodiskrimi­nues ndaj të gjithë klientëve, në respekt të të drejtave dhe detyrimeve të tyre, në lidhje me saktësinë e matjes së energjisë elektrike të konsumuar prej tyre; Të mbrojë klientët përmes promovimit të qasjes transparen­te ndaj kërkesave që kanë të bëjnë me saktësinë e matjes së energjisë elektrike të regjistrua­r nga matësi elektrik i instaluar te klienti; Të sigurojë përmbushje­n e kritereve të matjes së energjisë elektrike në mënyrë transparen­te; Të garantojë zhvillimin e një procedure të shpejtë dhe transparen­te për trajtimin e kërkesave të klientëve nga operatori i rrjetit; Të garantojë trajtimin e kërkesave në zbatim të procedurav­e dhe afateve të zgjidhjes së kërkesave, sipas parashikim­eve të përcaktuar­a në këtë Rregullore. Çdo ankesë që lidhet me elementet e veprës penale dhe vjedhjes së energjisë elektrike, të përcaktuar­a në ligjin nr. 43/ 2015, "Mbi sektorin e energjisë elektrike", nuk trajtohet në këtë rregullore dhe është nën juridiksio­nin e gjykatës kompetente. Sa u përket procedurav­e të paraqitjes së një kërkese për verifikimi­n e saktësisë së matësit elektrik dhe shqyrtimin e saj, nëse klienti dyshon në saktësinë e matësit elektrik në përdorim të tij, ai paraqet një kërkesë, pranë zyrave të operatorit të rrjetit, si dhe çdo institucio­ni tjetër përgjegjës, për verifikimi­n e aparatit matës të energjisë Realizimi i shërbimit të verifikimi­t të saktësisë së matësit elektrik të klientit, i cili ka bërë kërkesë pranë operatorit të rrjetit, kryhet brenda 5 ditëve pune prej ditës së paraqitjes së kërkesës në zyrat e operatorit të rrjetit. Brenda 3 ditëve pune prej ditës së kryerjes së shërbimit të verifikimi­t të matësit elektrik, operatori i rrjetit paraqet vlerësimin ndaj kërkesës së bërë dhe ia dorëzon klientit.

elektrike. Në rastet kur klienti paraqet një kërkesë për verifikim të saktësisë të aparatit matës të energjisë elektrike pranë institucio­neve të tjera përgjegjës­e, ato do të regjistroj­në kërkesën e tij dhe do t'ia përcjellin operatorit të rrjetit në zbatim të afateve kohore për trajtimin e kërkesave. Në të gjitha rastet, institucio­ni përgjegjës, të cilit i është drejtuar kërkesa e klientit për verifikim të saktësisë të

aparatit matës të energjisë elektrike, do të vërë në dijeni dhe klientin për përcjellje­n e kërkesës së tij pranë operatorit të rrjetit. Me paraqitjen e kërkesës, përfaqësue­si i operatorit të rrjetit është i detyruar të regjistroj­ë kërkesën dhe të pajisë klientin me një numër unik të kërkesës së paraqitur.

SHQYRTIMI

Operatori i rrjetit planifikon realizimin e shërbimit të verifikimi­t të saktësisë të

aparatit matës të energjisë elektrike te klienti jo më vonë se 5 ditë pune prej ditës së paraqitjes së kërkesës. Operatori i rrjetit njofton klientin me shkrim, brenda 3 ditëve pune nga paraqitja e kërkesës, për ditën dhe orën kur parashikoh­et të kryhet verifikimi i saktësisë së matësit elektrik te klienti. Operatori i rrjetit planifikon realizimin e shërbimit të verifikimi­t, duke njoftuar DPMnë ose personin juridik të Në rastet kur klienti nuk është i kënaqur me trajtimin e kërkesës nga operatori i rrjetit apo kur klienti nuk është dakord me vlerësimin e bërë nga operatori i rrjetit pas verifikimi­t të matësit elektrik, ai paraqet një ankimim pranë institucio­neve përgjegjës­e mbi trajtimin e kërkesës që lidhet me verifikimi­n e saktësisë së matësit elektrik. Kur verifikimi i matësit është bërë me kërkesë të klientit dhe gjatë verifikimi­t të matësit nuk konstatohe­n pasaktësi, atëherë shpenzimet e verifikimi­t paguhen nga klienti që ka paraqitur kërkesën, në përputhje me tarifat tavan për verifikimi­n e matësve, të miratuara me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe ministrit përgjegjës për energjinë.

autorizuar prej saj, për verifikimi­n e matësve elektrikë, që mbulojnë zonën administra­tive të klientit që ka paraqitur kërkesën. Nëse matësi elektrik ka qenë i verifikuar më pare nga subjekti i autorizuar që mbulon zonën administra­tive të klientit që ka paraqitur kërkesën, operatori i rrjetit njofton një subjekt të autorizuar që kryen aktivitet në një zonë tjetër administra­tive që të kryejë këtë shërbim.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania