Gazeta Shqiptare

U dënua me 10 vjet burg në Itali, vetëdorëzo­het ish- polici

Dyshohet se urdhër- arresti ndaj 39- vjeçarit u mbajt i fshehur për 3 vite, SHÇBA nis hetimet për zyrtarët e policisë Gjykata e Durrësit lë në "arrest shtëpie" ish- komisarin Dritan Xhindoli

-

mbajtur nën vëzhgimin e policisë deri në momentin që është përballur me togat e zeza të këtij qyteti. Po këto burime sqaruan se Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndaj 39- vjeçarit.

HETIMET

Më 7 qershor të këtij viti, Dritan Xhindoli, me detyrë shef seksioni në Policinë Kufitare të Vlorës, ka kërkuar lirimin nga policia për arsye personale. Dy ditë më pas ( më 9 qershor), burimet sqaruan se në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit ka mbërritur urdhër- arresti për Xhindolin me qëllim ekstradimi­n e tij në vendin fqinj. Nga ana tjetër, pohohet se ky urdhërarre­sti ka ardhur nga autoritete­t italiane që para tri vitesh, ndaj dhe SHÇBA- ja ka nisur hetimet.

Dritan Xhindoli ka ushtruar detyra të ndryshme, si oficer i Policisë Gjyqësore, në disa sektorë të rëndësishë­m, kryesisht në Policinë e Tiranës. Pasi qëndroi në këtë detyrë për një kohë të gjatë, ai u emërua në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit si specialist në Departamen­tin e Krimit të Organizuar. Ndërsa në vitin 2016, Xhindoli u emërua shef sektori në policinë e Kufirit në Drejtorinë Vendore Vlorë, detyrë të cilën e mbajti deri në fund të këtij viti, kohë kur autoritete­t italiane i sugjeruan drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë shkarkimin e tij nga detyra, me qëllim që t'i hapnin rrugë ekzekutimi­t të vendimit të Gjykatës së Bolonjës. Por në urdhrin e autoritete­ve italiane, ai kishte emrin Artan Xhindoli dhe kjo solli një zvarritje të vendimit. Por, krahasimi i gjurmëve të gishtave bëri që ai të identifiko­hej plotësisht, duke u provuar se Artan Xhindoli dhe Dritan Xhindoli ishin i njëjti person. E megjithatë, kjo çështje u la sërish në harresë, madje më 24 maj të këtij viti, Xhindoli rezulton t'i jetë drejtuar Gjykatës Administra­tive duke kërkuar gradën "kryekomisa­r", të cilën e pretendont­e në bazë të vjetërsisë në punë dhe funksionev­e që kishte kryer në Polici. Por, kur mësoi se arrestimi i tij ishte shumë afër, vendosi të jepte dorëheqjen nga Policia.

 ??  ?? Dritan Xhindoli
Dritan Xhindoli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania