Gazeta Shqiptare

Shiste kokainë në kryeqytet, policia arreston një 25- vjeçar nga Laçi

I riu e kishte fshehur drogën në çorape dhe te çelësat e makinës Diklen Vatës i sekuestroh­en 22 doza

- Xhensila Kodra

Një 25- vjeçar nga Laçi është vënë në pran gat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se shiste kokainë në disa zona të ndryshme të kryeqyteti­t. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se i arrestuari është shtetasi Diklen Vata. I riu u kap në afërsi të një shkolle teksa ishte duke lëvizur me makinë, ndërsa me vete iu gjet dhe sekuestrua edhe një sasi droge. Për t'u shpëtuar kontrollev­e, 25vjeçari e kishte fshehur kokainën në çorape, ndërsa një sasi tjetër iu gjet e futur në çelësat e makinës.

ARRESTIMI

Diklen Vata u kap nga uniformat blu, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në vendin e quajtur zona e shkollës "Bajram Curri", iu gjet e fshehur në çorape një mbështjell­ëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjell­ëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës. Burime pranë policisë sqaruan se i riu mbahej nën vëzhgim prej disa ditësh, dhe se ishte zbuluar nga një blerësi i tij. Lëndën narkotike ai e shiste në disa zona të ndryshme në kryeqytet. Ndërkaq, gjatë kontrollit që policia ushtroi në banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale edhe 18 mbështjell­ëse të tjera me Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në vendin e quajtur zona e shkollës "Bajram Curri", iu gjet e fshehur në çorape një mbështjell­ëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjell­ëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Gjithsej, uniformat blu kanë sekuestrua­r 22 doza me kokainë, e cila rezultoi e peshës 11.4 gr; 3 aparate celularë; si dhe mjetin e markës "Rover". 25vjeçari nga Laçi akuzohet për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania