Gazeta Shqiptare

Kërçovë, kandidati për këshilltar plagos me armë 2 persona, lëndohet edhe vetë

Arrestohet Alit Abazi. Shkak mosmarrëve­shjet gjyqësore, nuk ka prapavijë politike Gazetari SH. D. dhe Destan Abdiu, jashtë rrezikut

- Egla Xhemali

Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 18: 45, në Kërçovë ka ndodhur një incident me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe kandidati i pavarur për këshilltar, Alit Abazi. "Alsat" mëson se përveç Abazit gjatë incidentit është plagosur edhe Destan Abdiu dhe një person tjetër, që është një gazetar i njohur me inicialet SH. D., që dyshohet se ka qenë aty rastësisht. Incidenti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme. "Alit Abazi, i lindur në vitin 1959, sonte rreth orës 18: 45, në bulevardin ' Liria' ka takuar dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre D. A., gjithashtu i lindur në vitin 1959, dhe SH. D., i lindur në vitin 1963, që të tre nga Kërçova. Personat me iniciale D. A. dhe A. A për shkak të lëndimeve serioze janë nisur për në klinikat e Shkupit, derisa SH. D. është ndalur për kurim në spitalin e Kërçovës", njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme. Tek Alit Abazi janë konstatuar lëndime serioze në pjesën e stomakut. Ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. "Janë gjetur lëndime serioze të organeve të abdo- Sipas të dhënave të para, sulmi në afërsi të lokalit "Liria", ku mbetën të plagosur tre persona ka marrë shkas nga disa mosmarrëve­shje, për të cilat ka pasur edhe proces gjyqësor, çka do të thotë se nuk ka prapavijë politike, siç kanë qenë dhe aludimet e para sa i përket ngjarjes.

menit si dhe lëndim serioz të boshtit kurrizor dhe palcës kurrizore. Pacienti për momentin ndodhet në qendrën e trajtimit intensiv dhe është në përcjellje të respirator­it, frymëmarrj­a e tij po kontrolloh­et nga respirator­i dhe është në monitorim intensiv. Pacienti është në rrezik për jetën për momentin dhe sigurisht edhe ditëve të ardhshme do të jetë në rrezik për jetën. Pacienti tjetër është në ob-

servim dhe ditëve të ardhshme do të lëshohet në shtëpi", kanë deklaruar burimet spitalore. Policia menjëherë pas incidentit ka arrestuar autorin e dyshuar Alit Abazi, 58 vjeç, nga fshati Strogomish­të i epërm i Kërçovës si i dyshuar për sulmin, dhe ndaj tij është ngritur padi penale. Policia tek i arrestuari ka sekuestrua­r një pistoletë tip "Sig Sauer" 9 mm, me të cilën mendohet se i dyshuari ka Burime nga mjekët e spitalit të Kërçovës dje bënë me dije se Alit Abazi ka pësuar lëndime serioze të organeve të abdomenit si dhe lëndim serioz të boshtit kurrizor dhe palcës kurrizore. Sipas tyre, pacienti ndodhet në qendrën e trajtimit intensiv dhe është në rrezik për jetën. Ndërkohë, ata pohuan se dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut.

kryer sulmin në sheshin "Liria". Sipas të dhënave të para, shkak i sulmit kanë qenë disa mosmarrëve­shje për të cilët ka pasur edhe proces gjyqësor, çka do të thotë se nuk ka prapavijë politike, siç kanë qenë dhe aludimet e para sa i përket ngjarjes. Prokuroria vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha arsyet që e çuan Alit Abazin të gjuante drejt dy shtetasve të tjerë, Destan Abdiut dhe gazetarit Sh. D., që ishte duke kaluar rastësisht kur ka ndodhur incidenti. Mësohet se ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën. Raste të tjera të sherreve dhe debateve që kanë shkuar deri në përleshje për pasojë plagosjen e palëve kanë qenë të shumta kohët e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania