Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet në Maqedoni, shqiptarët në garë, fushata "zbut" edhe Gruevskin

Zoran Zaev: Do ta mbështesim njëri- tjetrin në disa komuna

-

MAQEDONI - Ethet e fushatës kanë përfshirë partitë politike në Maqedoni, për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, të parat e organizuar­a në vend pas krijimit mes shumë vështirësi­sh të qeverisë së re të koalicioni­t. "LSDM- ja e gjen sërish veten duke luftuar për votat e zgjedhësve shqiptarë, - thotë "Deutsche Welle". - Por të njëjtën gjë po bën ndërkohë edhe VMRO- DPMNE- ja e Nikola Gruevskit. Retorika e kësaj të fundit është zbutur tej mase, e ka nisur t'i përmendë gjerësisht shqiptarët dhe të drejtat e

ZORAN ZAEV

"Ne duam që idenë tonë për jetën në Maqedoni, apo një shoqëri për të gjithë, ta zhvillojmë edhe në nivelin lokal. Ne ofrojmë zgjidhjet më të mira, si në nivel kandidatës­h, ashtu edhe sa i takon programit. Si partnerë qeveritarë do ta mbështesim njëri- tjetrin në disa komuna", - deklaroi kryeminist­ri Zoran Zaev.

tyre themelore". Lidhja Social- Demokrate vazhdon të shprehet e angazhuar ndaj një shoqërie për të gjithë dhe pretendon që këtë koncept ta zhvillojë në partnerite­t me BDI- në e Ali Ah-

metit, me të cilën është në koalicion qeveritar. "Ne duam që idenë tonë për jetën në Maqedoni, apo një shoqëri për të gjithë, ta zhvillojmë edhe në nivelin lokal. Ne ofrojmë zgjidhjet më të mira, si në nivel kandidatës­h, ashtu edhe sa i takon programit. Si partnerë qeveritarë do ta mbështesim njëritjetr­in në disa komuna", - deklaroi kryeminist­ri Zoran Zaev. Partia e tij ka nxjerrë edhe kandidatë shqiptarë në disa prej komunave, ku shënoi rezultat të mirë në zgjedhjet e përgjithsh­me të 11 qershorit. Gruevski, nga ana tjetër, vazhdon të këmbëngulë se oferta e VMRO- së, përkushtim­i, përgjegjës­ia dhe dija do të jenë përgjigjja më e mirë për kaosin dhe pasigurinë që ka shkaktuar, sipas tij, LSDM- ja. Fushata elektorale për zgjedhjet e 15 tetorit zgjat 20 ditë. Në garë për drejtimin e 80 komunave dhe Shkupit, si njësi e veçantë e pushtetit lokal, marrin pjesë 19 parti poli- tike dhe koalicione, si dhe disa lista të kandidatëv­e të pavarur për këshilltar­ë komunalë. Pritet një fushatë dinamike ku palët do kenë takime intensive me qytetarët sa u përket problemati­kave të tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania