Gazeta Shqiptare

S'paguajnë qiranë mujore, rrezikojnë të mbesin në rrugë rreth 200 familje

"Nuk e përballojm­ë dot pagesën e vënë nga bashkia, do vetëflijoh­emi Banorët: Tarifa është rritur nga 25% në 50%

-

Rreth 200 familje që nuk kanë shlyer dety rimet, përfitues të programit të banesave sociale me qira rrezikojnë që pas datës 30 shtator të këtij viti të mbesin në mes të katër rrugëve. Para disa ditëve, banorëve u ka ardhur një letër njoftimi nga Drejtoria e Administri­mit të Banesave Sociale, ku theksohej se të gjithë ata që rezultojnë debitorë e nuk kanë shlyer qiratë, do iu duhet të largohen nga shtëpia. Ky lajmërim ka ndeshur me revoltën e familjarëv­e, të cilët theksojnë se shumë prej tyre nuk paguajnë 25% të të ardhurave për qiranë, siç është paracaktua­r, por ka raste që shkon deri në 50%. Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", banorja Alba Nako shprehet se familja e tyre përbëhet prej 4 personash, ku vetëm 1 prej tyre është i punësuar. "Vetëm vëllai është në punë, të ardhurat mujore për familjen tonë shkojnë 250 mijë lekë të vjetra në muaj e prej këtyre, 160 shkon qiraja në të ashtuquajt­urën banesë sociale. Si mund të jetojmë ne vetëm me 90 mijë lekë të vjetra në muaj, është e pamundur", - tregon ajo e shqetësuar. Ndërkohë, shumë prej familjarëv­e tregojnë se shumë herë kanë bërë kërkesa mbi rishikimin e rillogarit­jen e qirave në bazë të të ardhurave pranë Drejtorisë së Administri­mit të Banesave Sociale, por edhe pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës. Por deri më tani kërkesat e thirrjet e tyre nuk kanë marrë zgjidhje, ndërkohë që shumë prej tyre nuk i kanë shlyer qiratë prej muajsh, madje ka edhe prej atyre që kanë kaluar vitin.

"Unë punoj në pastrimin e rrugëve të qytetit dhe paga ime shkon 240 mijë lekë të vjetra e qiraja shkon 120 mijë lekë. Në këtë shtëpi ne jetojmë 6 persona, unë, bashkëshor­tja dhe 4 fëmijët. Djali im 1- vjeçar është diagnostik­uar me epilepsi dhe ka dy vrima në zemër, të gjitha çka kam pasur, i kam shpenzuar që të mbaj në jetë tim bir", - thotë me lot në sy Pllumb Dungaj, babai i 4 fëmijëve. Ai tregon për "Gazeta Shqiptare" se disa ditë më parë tentoi të vetëflijoh­ej për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, psikologji­ke, situatës shëndetëso­re të fëmijës e njoftimit që duhej të lironte shtëpinë. "Nuk e duroja dot më faktin që nuk u sig- Shumë prej familjarëv­e tregojnë se shumë herë kanë bërë kërkesa mbi rishikimin e rillogarit­jen e qirave në bazë të të ardhurave pranë Drejtorisë së Administri­mit të Banesave Sociale, por edhe pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës. Por deri më tani kërkesat e thirrjet e tyre nuk kanë marrë zgjidhje, ndërkohë që shumë prej tyre nuk i kanë shlyer qiratë prej muajsh, madje ka edhe prej atyre që kanë kaluar vitin.

 ??  ?? Banesat sociale
Banesat sociale
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania