Gazeta Shqiptare

Drejtori i Administri­mit të Banesave Sociale: Interpreti­mi i banorëve është i gabuar e abuziv

"Njoftimi për qirapagues­it e parregullt, në bazë të kontratës"

-

Drejtori

në Drejtorinë e Administri­mit të Banesave Sociale, Rozafat Sopaj, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" tregon se rreth 200 familje rezultojnë debitore, pasi nuk kanë shlyer detyrimet për pagesat e qirave. Ai thotë se interpreti­mi që bëhet nga banorët për njoftimin është i gabuar dhe abuziv, sidomos nga kategoria e qirapagues­ve të parregullt. Sipas tij, njoftimi është i bazuar në kontratën e nënshkruar nga kryefamilj­ari, brenda së cilës janë të përcaktuar­a të drejtat, detyrimet dhe masat administra­tive.

Sa është numri i personave që jetojnë në banesat sociale?

Përfituese të programit të "Banesave Sociale me qira" janë në total 385 familje. Sa variojnë qiratë e shtëpive dhe si janë kushtet? Për gasioneret çmimet variojnë nga 3,920- 7,840 lekë, për apartament­et 1+ 1 shkojnë 6,790- 13,580 lekë në muaj. Ndërsa për hyrjet 2+ 1 pagesat variojnë 7,840 - 15,680 lekë e për ato 3+ 1 shkojnë nga 9,310 - 18,620 lekë në muaj. Pallatet janë të reja dhe kushtet që ofrojnë janë relativish­t të mira. Drejtoria jonë ka bërë të mundur mirëmbajtj­en dhe menaxhimin e këtyre hapësirave.

A e përfiton falas ndonjë kategori strehimin?

Kompleksi i Banesave Sociale në Shkozë është një nga programet e strehimit që ofron Bashkia Tiranë për familjet në nevojë. Kjo kategori e përfiton këtë mundësi strehimi nëpërmjet pagesës së qirasë dhe kritereve të përcaktuar­a.

Sa është numri i familjeve që nuk e paguajnë qiranë?

uroj dot as bukën fëmijëve të mi e që komshinjtë më sillnin për të ngrënë çdo ditë. Kështu që ndërmora hapin të ikja nga kjo botë. Por kunata ime më gjeti në kohë dhe arrita të shpëtoj. Por shteti duhet të tolerojë pak-

sa, nuk mund të dalim në rrugë, ku do flenë fëmijët e mi", - shprehet 37- vjeçari. Sipas banorëve, ka qenë situata e rëndë ekonomike dhe qiratë e larta që i kanë detyruar të mos shlyejnë pagesat në kohë, duke i kthy-

Kategoritë e debitorëve janë të ndryshme. Ka banorë që rezultojnë debitorë me 2 deri në 12 muaj. Numri i tyre varion në bazë të muajve të papaguar, por numri i qiraxhinjv­e të rregullt që kanë shlyer pothuajse të gjithë vlerën janë rreth 200 familje.

Banorët kanë marrë një letër ku njoftohen se të gjithë debitorët brenda datës 30 shtator duhet të lirojnë shtëpitë. A do të zbatohet ky vendim?

Interpreti­mi që bëhet nga banorët për njoftimin është i gabuar dhe abuziv, sidomos nga kategoria e qirapagues­ve të parregullt. Njoftimi është përpiktë, i bazuar në kontratën e nënshkruar nga kryefamilj­ari përfitues dhe DPNr3 e Bashkisë Tiranë, ku brenda së cilës janë të përcaktuar­a të drejtat, detyrimet dhe masat administra­tive. Duhet të dini që kontratat e qirasë janë 1- vjeçare dhe të drejtën e rinovimit e kanë të gjithë përfituesi­t që kanë rezultuar të rregullt me pagesat në kontratën paraardhës­e. Për ata që nuk kanë mundësi pagese, bashkia përveç banesave sociale me qira, ofron edhe mundësi të tjera strehimi si bonusi i qirasë apo kreditë e buta.

A mund t'u ofroni banorëve një pagesë me këste për qiratë e prapambetu­ra?

Brenda kornizës ligjore që na ofron programi i strehimit për banesat sociale me qira kemi gjetur mundësinë që brenda afateve ligjore të dakordësoh­emi për shlyerjen e detyrimeve të prapambetu­ra.

er në debitorë. "Nëse në datën 30 do vijnë të më nxjerrin nga shtëpia, nuk kam zgjidhje tjetër, përveçse të flijohemi familjaris­ht. Nuk kemi më se çfarë humbasim", - thotë një tjetër banor. Familjet e banesave so-

ciale janë në ankth në lidhje me fatin e tyre dhe kërkojnë ndihmë nga instancat përkatëse për zgjidhjen e problemit e pagimin e debive me këste të vogla, në mënyrë që mos të detyrohen të lirojnë shtëpitë. "Unë punoj në pastrimin e rrugëve të qytetit dhe paga ime shkon 240 mijë lekë të vjetra e qiraja 120 mijë lekë. Djali im 1- vjeçar është diagnostik­uar me epilepsi dhe ka dy vrima në zemër, të gjitha çka kam pasur i kam shpenzuar që të mbaj në jetë tim bir. Nuk e duroja dot më faktin që nuk u siguroj dot as bukën fëmijëve të mi e që komshinjtë më sillnin për të ngrënë çdo ditë. Kështu që ndërmora hapin të ikja nga kjo botë, por kunata ime më gjeti në kohë dhe arrita të shpëtoj. Nuk mund të dalim në rrugë, ku do flenë fëmijët e mi", - thotë banori.

 ??  ?? Kontrata e qirasë
Kontrata e qirasë
 ??  ?? Rozafat Sopaj
Rozafat Sopaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania