Gazeta Shqiptare

Histori- Filologjia: 1030 kuota të lira në master

Aplikimet për ciklin e dytë të studimeve në 4- 10 tetor, kriteret për t'u shpallur fitues Ja dokumentac­ioni që duhet të dorëzoni

- Voltiza Duro

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjis­ë bën me dije se në datat 410 tetor do të hapen aplikimet për programet e studimit të nivelit të dytë master. "Gazeta Shqiptare" publikon sot, kuotat e lira në degët përkatëse për të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë. Të gjithë studentët e interesuar kanë në dispozicio­n 1030 kuotat e lira që ofron ky fakultet në degët e tij për ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë "Master i Shkencave" dhe "Master Profesiona­l". Gara e përzgjedhj­es së fituesve do të zhvillohet nëpërmjet konkurrimi­t me dosje dhe kandidatët duhet të kenë kujdes që të dorëzojnë dokumentet brenda datës 10 tetor, në të kundërt humbasin mundësinë e studimit në këtë cikël. Për vitin akademik 2017- 2018 janë miratuar 640 kuota në programet e nivelit profesiona­l dhe 390 të tjera në programet e nivelit shkencor. Shpallja e fituesve do të bëhet në datën 13 tetor të këtij viti. Të gjithë kandidatët që do të kenë pakënaqësi, mund të procedojnë me ankimim në datat 13- 16 tetor, ndërsa regjistrim­i i fituesve në nivelin e dytë të studimeve master do të bëhet në datat 17- 20 tetor.

DOKUMENTAC­IONI

Në këtë cikël të dytë studimesh kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë studentët që janë pajisur me diplomën e nivelit Bachelor nga një universite­t publik ose ata që janë diplomuar jashtë vendit por kanë bërë njësimin e diplomës në MAS. Gjithashtu, kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët që kanë përfunduar studimet në një program të integruar të ciklit të dytë, që rezulton i akredituar në momentin e diplomimit. Nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjis­ë theksohet fakti se kandidati duhet të paraqitet personalis­ht në sekretarin­ë mësimore përkatëse dhe të dorëzojë dosjen e dokumentev­e brenda afatit. Në këtë dosje ata duhet të kenë: diplomën ose fotokopjen e noterizuar për studimet e përfunduar­a në ciklin e parë, diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave, ose fotokopjen e tyre të njësuar me origjinali­n. Për diplomat e marra jashtë Shqipërisë duhet të dorëzohet vërtetimi i njohjes së saj nga Ministria e Arsimit, e shoqëruar me fotokopje të diplomës së njësuar me origjinali­n. Ndërkaq, të gjithë ata aplikantë që e kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2010, duhet të dorëzojnë origjinali­n e Dëftesës së Pjekurisë, e në rast se nuk e kanë këtë dokument, duhet të paraqesin fotokopje të saj të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore.

MASTER SHKENCOR

Në bazë të kritereve të përcaktuar­a nga Universite­ti i Tiranës, për të aplikuar në degët e programit të studimit "Master Shkencor", çdo kandidat duhet të ketë një diplomë të nivelit Bachelor të ngjashme me fushën e studimeve që kërkon të ndjekë në këtë cikël studimesh, mesatarja duhet të jetë mbi notën 7, dhe të dëshmojë nëpërmjet dokumentit përkatës, njohjen e të paktën nivelit B1 të një prej pesë gjuhëve të huaja të BEsë: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, gjermanish­t; kjo bazuar në kriteret e universite­tit përkatës.

MASTER PROFESIONA­L

Kandidatët që do aplikojnë në programet e studimit "Master Profesiona­l" nuk do e kenë të nevojshme njohjen e gjuhës së huaj, dhe theksohet se mesatarja e konkurrimi­t duhet të jetë mbi notën 6. Ashtu si në Masterin Shkencor, kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e dokumentev­e brenda datës 4 tetor të këtij viti. Përfaqësue­s nga fakulteti i Historisë dhe Filologjis­ë në Universite­tin e Tiranës bëjnë me dije se afati i fundit i aplikimeve është data 10 tetor, e pas 3 ditësh komisioni i ekspertëve do të shpallë listën paraprake të fituesve që përmbushin kriteret për vazhdimin e studimeve në programet e ciklit të studimeve të nivelit të dytë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania