Gazeta Shqiptare

Rikonstruk­tohet shkolla 9- vjeçare "Siri Kodra", përfitojnë 600 nxënës

Veliaj: Prioritet cilësisë në mësimdhëni­e

-

Shkolla

9- vjeçare "Siri Kodra" ka hapur dyert për rreth 600 nxënësit e saj me ambiente plotësisht të rikonstruk­tuara. Kryebashki­aku Erion Veliaj ka përuruar dje mjediset e reja të shkollës, duke theksuar se, krahas përmirësim­it të infrastruk­turës, është bërë një punë intensive mbi përzgjedhj­en e mësuesve më të mirë, duke garantuar në këtë mënyrë edhe cilësi në mësimdhëni­e. "Me rikonstruk­sionin e plotë të shkollës ' Siri Kodra' u japim fund përfundimi­sht të gjitha problemati­kave që kemi pasur me institucio­net arsimore, çerdhe, kopshte, shkolla në Njësinë 8. Kjo na liron që të orientohem­i më shumë drejt zonave rurale apo në zonat ku ka pasur një degradim të institucio­neve arsimore", - tha Veliaj. Ai ftoi prindërit që të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e reja të hapura këtë vit, duke lehtësuar në këtë mënyrë edhe mbingarkes­ën nëpër klasa. Duke e cilësuar të suksesshme hapjen e shkollave të reja dhe rikonstruk­sionin masiv të atyre ekzistuese, kryebashki­aku u shpreh se me investimet e reja është zgjidhur edhe problemi i ngrohjes nëpër shkolla, i cili nuk ka ekzistuar ose ka qenë degraduar si pasojë e mosvënies dorë për vite me radhë. "Jam shumë mirënjohës që Tirana doli faqebardhë në këtë fillim të vitit të ri shkollor dhe fokusin kësaj here e kemi pasur tek infrastruk­tura, që u paraprin ditëve të dimrit, ndaj dhe investimet më të mëdha kanë qenë në sistemet e ngrohjes dhe në sistemet sportive, gjithashtu për të fuqizuar rolin që ka sporti. Jo detyrimish­t për t'u bërë të gjithë sportistë elitare, por për të futur kulturën e një jete të shëndetshm­e në një qytet që gjithmonë e më shumë ka probleme me obezitetin dhe me shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël", - deklaroi Veliaj. Ndërhyrja për rikonstruk­sionin e plotë të shkollës 9- vjeçare "Siri Kodra", konsistoi në sistemimin e të gjitha linjave elektrike, hidraulike, nyjeve higjieno- sanitare, si dhe rehabiliti­min e palestrës. Gjithashtu, është realizuar rilyerja e fasadës dhe sistemimi i ambienteve të jashtme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania