Gazeta Shqiptare

Avokatja: Shumë herë viktimat kthehen tek dhunuesi

DHUNA NDAJ GRAVE/ Iris Aliaj: Pjesa më e madhe e agresorëve janë të grup- moshës 40 deri në 50 vjeç Shkak, mungesa e koordinimi­t mes institucio­neve shtetërore

- Ina Allkanjari

Dhuna ndaj grave mbe tet një prej fenomen eve më shqetësues­e në shoqërinë tonë. Gjatë kohëve të fundit, raportimet për dhunën ndaj tyre është në rritje. Ndonëse publiku i gjerë është ndërgjegjë­suar, shpesh viktimat e dhunës humbin besimin ndaj organeve të drejtësisë, duke mos raportuar rastet e keqtrajtim­it, neglizhenc­ë, e cila mund të çojë deri në humbjen e jetës së viktimës ose të abuzuesit, në rastet kur "i dhunuari" reagon për vetëmbrojt­je. Shpesh viktimat, më së shumti femra, të frikësuara për jetën e tyre dhe fëmijëve depozitojn­ë padi ndaj dhunuesve, por për shkaqe të ndryshme tërhiqen gjatë procesit gjyqësor, duke çuar në pushimin e çështjes. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", avokatja e qendrës "Për Nisma Ligjore Qytetare", Iris Aliaj, na tregon për format e dhunës, reagimet e viktimave si dhe koordinimi­n e organeve shtetërore në ndihmën që ofrojnë gjatë rasteve të tilla.

Çfarë ofron qendra "Për Nisma Ligjore Qytetare"?

Qendra "Për Nismën Ligjore Qytetare" është një organizatë që ofron shërbimin ligjor falas për gratë e varfra dhe të dhunuara. Ne ofrojmë shërbimin në tre komponentë: këshillimi­n ligjor, përgatitje­n e akteve për në gjykatë dhe në institucio­ne administra­tive, si dhe përfaqësim në gjykatë. Ndërkohë, ne monitorojm­ë edhe vendimet e gjykatës, ndryshimin e urdhrave të mbrojtjes, që janë vendime që lidhen me dhunën në familje.

Për sa u përket rasteve të dhunës ndaj grave, si variojnë shifrat e viktimave këtë periudhë në organizatë­n që ju përfaqëson­i?

Shifrat e dhunës ndaj grave janë gjithmonë edhe më shumë në rritje. Duke u bazuar në eksperienc­ën në këtë organizatë, në qoftë se përpara 4- 5 viteve ndihmonim 3 deri në 4 gra në ditë për çështje të dhunës në familje dhe për proceset që lidhen me zgjidhjen e martesës, tani ky numër ka vaj-

tur në 10 gra në ditë. Ne ofrojmë shërbim për 10 persona në ditë, që janë viktima të dhunës në familje.

Si ju rezulton, kush janë personat që i dhunojnë këto gra dhe cila është arsyeja që këto viktima keqtrajtoh­en?

Personat dhunues në pjesën më të madhe të rasteve janë bashkëshor­tët, por nga monitorimi që kemi bërë në vendimet gjyqësore, pas bashkëshor­tit renditen ish- bashkëshor­tet. Pra, edhe pse ndodh ndarja e martesës, bashkëshor­ti vazhdon e dhunon gruan. Arsyet janë të ndryshme, shpesh për shkak të mentalitet­it, nuk e pranojnë dot ndarjen, e konsideroj­në ende si gruan e tyre. Shpeshherë janë fëmijët, pra marrëdhëni­a që ka prindi tjetër që nuk i është lënë e drejta e ushtrimit të përgjegjës­isë prindërore, por i është lënë e drejta e takim-

it me fëmijët. Kjo bën që dy ish- bashkëshor­tët të kenë konflikte të vazhdueshm­e, ose shpeshherë përdorin edhe fëmijët që të afrohen me gratë.

Mund të na jepni një përcaktim për profilin social të dhunuesit?

Në lidhje me profilin social të dhunuesit, pjesa më e madhe e dhunuesve kanë një moshë që shkon 40 deri në 50 vjeç. Për sa i përket grup- moshës së grave që rezultojnë viktima të dhunës janë po rreth 40- 50 vjeç. Dhunuesit janë persona kryesisht të papunë, konsumojnë pije alkoolike, luajnë lojëra fati dhe shpeshherë ata kanë qenë vetë viktima të dhunës në familje në fëmijëri. Format e dhunës së ushtruar kryesisht janë dhunë fizike, psikologji­ke dhe në raste të shpeshta ka pasur dhe dhunë seksuale mes bash- këshortëve. Shpeshherë kur këto gra vijnë pranë organizatë­s sonë dhe kur hartojmë kërkesë- paditë për në gjykatë vëmë re që këto viktima nuk duan ta raportojnë dhunën seksuale.

A keni bashkëpuni­m me institucio­net shtetërore?

Me institucio­net shtetërore kemi një bashkëpuni­m shumë të mirë, me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila na referon raste kur viktimat e dhunës nuk kanë informacio­n dhe nuk janë të qartë për procedurat që duhet të ndiqen. Kemi bashkëpunu­ar edhe me njësitë administra­tive për punësim, me Bashkinë e Tiranës. Në bazë të ligjit për masën e dhunës në marrëdhëni­et familjare, organet e drejtësisë kanë detyrime ligjore që të informojnë viktimën e dhunës dhe ta referojnë atë në shërbime.

Çfarë problemati­kash has një viktimë dhune në momentin që depoziton një padi?

Në momentin që viktima paraqitet në gjykatë nuk ka informacio­nin e nevojshëm e nuk di çfarë proceduras­h të ndjekë e për pasojë shumë prej viktimave tërhiqen, kjo edhe nga mungesa e besimit se çfarë mbrojtjeje do i ofrohet nga shteti. Në momentin që viktima tërhiqet, rikthehet në ciklin e dhunës. Nga monitorime­t tona konstatojm­ë që shumë raste pushohen, pra në qoftë se Gjykata e Tiranës gjykon rreth 600 apo 700 çështje të tilla në vit dhe merr vendime në lidhje me këto kërkesë- padi, rreth 200 vendime lëshohen pra që mund të jenë pranim kërkese.

A ka raste kur dhuna e ushtruar ndaj gjinisë femërore i ka çuar këto viktima drejt ushtrimit të prostituci­onit?

Nga një monitorim që ne u kemi bërë vendimeve të shfrytëzim­it të prostituci­onit, na ka rezultuar se femrat, të cilat pranojnë të prostituoh­en janë kryesisht viktima të dhunës në familje, çka i ka detyruar ato që të largohen nga banesa e tyre. Duke qenë se nuk kanë pasur një banesë, ato kanë gjetur një mënyrë për të mbijetuar, duke i çuar drejt prostituci­onit.

Çfarë masash duhen marrë që rastet e dhunës të raportohen dhe kjo

 ??  ?? Iris Aliaj
Iris Aliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania