Gazeta Shqiptare

38- vjeçarja nga Tirana: Si shita trupin për të mbajtur shpirtin gjallë

"Kam një djalë 15- vjeç, s'flas prej 8 muajsh me atë"

-

Një

prej viktimave të dhunës, 38- vjeçarja Rudina, en det rrugëve të kryeqyteti­t e pashpresë dhe shpeshherë e detyruar të shesë trupin për të mbijetuar. Ajo rrëfen për "Gazeta Shqiptare" tmerrin që ka përjetuar që në vogëli, si një viktimë e dhunës në familje.

Kur e keni parë veten për herë të parë viktimë të dhunës?

Në familjen tonë ishim 4 pjesëtarë, unë, vëllai dhe 2 prindërit. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ishim të detyruar të punonim unë dhe vëllai që në moshën 10- vjeçare. Ai filloi të vidhte në familje dhe fajin ma ngarkonin mua, babai im nuk më besonte dhe filloi të ushtronte dhunë ndaj meje. Për sa kohë zgjati kjo situatë? Në moshën 15- vjeçare për shkak të dhunës së vazhdueshm­e nga familja, u detyrova të braktis shkollën dhe të largohem nga shtëpia. Dola në rrugë e vetme, jeta është luftë, kemi të bëjmë me lloj- lloj njerëzish dhe kur nuk të mbështet as familja, përfundon kështu si unë. Si e përballoni jetesën, çfarë pune bëni? Jeta ime është vetëm sa të mbaj shpirtin gjallë, jetoj në një shtëpi me qira dhe jam e detyruar të shes trupin që të mbijetoj. Punë nuk mund të gjej, sepse jam e pashkollë dhe nuk shoh asnjë zgjidhje për veten time. A keni më kontakte me familjarët tuaj? Jo, nuk kam folur prej vitesh me asnjë nga të afërmit e mi. Vëllai ka mundësi të më ndihmojë, por ka krijuar familjen e vet dhe nuk do t'ia dijë për mua. Dhe unë nuk dua të kem asnjë kontakt me ata, sepse më shkatërrua­n jetën, ndodhem këtu sot për faj të atyre. A keni fëmijë? Kam një djalë, është 15 vjeç, kam rreth 8 muaj pa folur me atë, pasi e ka rritur mamaja ime në Itali dhe nuk më lejon që t'i afrohem. Unë nuk kam lekë që ta mbaj vetë dhe nuk kam çfarë bëj, më duhet ta pranoj si situatë.

in. all.

shifër të ulet?

Përmirësim­i duhet të vijë nga përgjegjsh­mëria që duhet të ketë çdo aktor, shpeshherë ka mungesë koordinimi ndërmjet aktorëve. Në rastet kur viktima shkon në polici, policia bën kërkesë- padinë dhe e depoziton në gjykatë. Viktima është me shenjat e dhunës, ndërkohë nuk bëhet referimi i viktimës tek qendra e shëndetëso­re që të marrë shërbimet që i

nevojiten, nuk e referon tek mjeku ligjor që të marrë provat që do i nevojiten në procesin civil apo penal. Nuk e referon tek organizata­t që të përfitojë avokatin falas apo në institucio­ne shtetërore, që ofrojnë strehim për viktimën. Pra, nuk bëhet referimi dhe koordinimi i duhur, kjo bën që viktima të mos marrë shërbimet që ka nevojë, duke e detyruar që të kthehet te dhunuesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania