Gazeta Shqiptare

Legalizime­t, 1.435 personat që kanë gati lejet e legalizime­ve

Dosja për marrjen e tapisë dorëzohet nga Agjencia e Legalizime­ve në Hipotekë ALUIZNI: Ja kush përfiton në Kamëz dhe Vorë

-

ALUIZNI publikon listën me 1.435 per sona që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejen e legalizimi­t. Përfituesi­t janë në qarkun Tiranë, në zonën e Kamzës dhe në Vorë. Drejtoria e ALUIZNI- t njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI- t në Kamzë dhe Vorë për të tërhequr lejen ndërtimore. Ndërkohë që, procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Kjo drejtori në një kohë rekord ka mbyllur gjithë procesin për 1.435 dosjet, të cilat tani kanë gati lejen dhe për pak ditë marrin certifikat­ën e pronësisë. Menjëherë pas regjistrim­it të certifikat­ës së pronësisë, përfituesi­t do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimi­t, por gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që, sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit, dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shpre- hur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Gjithsej, leje legalizimi të dhëna në periudhën 2006- 2015 janë 57.000. Me ndryshimet që pësoi ligji nr. 9482/ 2006 në vitin 2014 dhe 2015 dhe me miratimin e kuadrit të plotë të akteve nënligjore, u bë i mundur përshpejti­mi i ritmeve të procesit të legalizimi­t, duke mundësuar legalizimi­n e 15.294 ndërtimeve në vitin 2014 dhe 19.714 të tjerave për periudhën janar- 26 tetor 2015. Sipas ligjit në fuqi, kur ndërtimi pa leje disponohet nga një subjekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohe­t regjistroh­en në emër të subjektit që disponon objektin. Ndërsa, në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë, përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania