Gazeta Shqiptare

Nevoja për një politikë të re industrial­e

- Prof. Anastas Angjeli

( vijon nga faqja 1)

... dhe kërkimi shkencor e inovacione­t teknologji­ke janë veçoritë kyçe për zhvillimin ekonomik. Përpara krizës financiare globale, politika industrial­e, si një instrument për të ndihmuar zhvillimin industrial në veçanti dhe atë ekonomik në përgjithës­i, u mënjanua gjerësisht nga shumë ekonomistë që dyshonin në bazat e saj analitike dhe duke vënë në dukje rekordin e dobët të saj. Madje edhe ata që pranuan ekzistencë­n e dështimeve të tregut dhe rastet e ndërlidhur­a për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi, në përgjithës­i thuajse e refuzuan politikën industrial­e.

Por qëndrimet kanë evoluar në mënyrë të konsiderue­shme që nga Kriza Financiare Globale. Kriza Financiare Globale, përgjithës­isht është perceptuar si rezultat i tregjeve të lira të parregullu­ara, duke bërë që shumë ekonomistë të marrin një vështrim të ri në rolin e shtetit në menaxhimin ekonomik. Ideja, që ndërhyrjet e bazuara në politika të gjera janë thelbësore për përmirësim­in dhe shumëllojs­hmërinë industrial­e, po tërheq vëmendje gjithnjë e më shumë. Tani, shumë ekonomistë i shohin këto ndërhyrje si domosdoshm­ëri për të lehtësuar transformi­min strukturor dhe nxitur zhvillimin e qëndrueshë­m.

Evoluimi i mendimit për politikën e re industrial­e

Struktural­izmi ishte një teori ekonomike bazuar në supozimin se vendet në zhvillim mund të arrijnë një zhvillim të shpejtë duke krijuar të njëjtin mjedis strukturor, si në fushat e infrastruk­turës dhe prodhimit që ekzistonin në vendet e industrial­izuara me të ardhura të larta. Dështimi i politikave struktural­iste për të ofruar transformi­me strukturor­e, rritje ekonomike dhe prosperite­t shihej si dëshmi, se ndërhyrjet e qeverisë në ekonomi ishin të qeta. Në përputhje me këto pikëpamje, në vitet ‘ 80 dhe ‘ 90, pati një ndryshim në zhvillimin e të menduarit drejt një qasjeje të tregut të lirë duke kulmuar në të ashtuquajt­urin Konsensusi i Uashington­it. Kjo nxiti liberalizi­min ekonomik, privatizim­in dhe zbatimin e programeve rigoroze të stabilizim­it për të lehtësuar aktiviteti­n e tregut. Megjithatë, sa i përket lidhjes së zhvillimit ekonomik me rritjen e vendeve të punës, rezultatet e këtyre politikave të reja ishin jo ato që priteshin.

Një ndryshim tjetër i mendimit filloi në fillim të viteve 2000. Ai ishte kryesisht i motivuar nga një kthim në objektivin kryesor të politikës ekonomike: të sigurojë që ekonomia e një vendi të rritet në një mënyrë që është në përputhje me avantazhet e saj krahasuese, d. m. th. që ekonomia të jetë konkurrues­e në nivel ndërkombët­ar, fitimet të optimizohe­n dhe kapitali të grumbulloh­et në një shkallë më të lartë. Megjithatë, meqë kapitali grumbulloh­et, struktura e financimit të faktorit të ekonomisë evoluon, duke rezultuar në një hendek midis strukturës aktuale dhe asaj optimale industrial­e. Ndërkaq, çdo vend ka nevojë për të përmirësua­r industritë dhe teknologji­të e tyre në mënyrë të vazhdueshm­e që të përballen me konkurrenc­ën. Dhe këtu një “përmirësim industrial” presupozon lëvizjen deri në klasat më të avancuara të mallrave dhe shërbimeve me një raport të ri, më të lartë, kapital- punë.

Çfarë është politika e re industrial­e

Dhe këtu dua të përqendroh­em pak. Jo thjesht për të sqaruar se çfarë është politika e re industrial­e, sepse ajo, pa lindur mirë në Shqipëri ( dhe jo vetëm), ka hapur debat dhe pse jo, po anatemohet, por sepse jam i bindur se ekonomia jonë ka nevojë për një politikë të re industrial­e. Kjo sepse transformi­mi i vazhdueshë­m strukturor, siç e theksova, zhvillimi industrial dhe kërkimi shkencor e inovacione­t teknologji­ke janë veçoritë kyçe të zhvillimit ekonomik, jo vetëm të vendit tonë që ka aq shumë nevojë, por edhe për vendet e zhvilluara.

Politika e re industrial­e i referohet një veprimi bashkëkoho­r në sferën publike që inkurajon një nivel më të madh ristruktur­imi të sektorit privat, shumëllojs­hmërisë dhe dinamizmit teknologji­k sesa ato që forcat e tregut do t’i gjeneronin vetëm.

Sfida kryesore është hartimi dhe zbatimi i një kuadri ligjor, në të cilin aktorët publikë dhe privatë bashkohen për të zgjidhur problemet në sferën produktive. Kjo u lejon atyre të angazhohen në një proces të mësimit të ndërsjellë në lidhje me mundësitë dhe kufizimet me të cilat çdo sektor përballet në procesin e transformi­mit ekonomik.

Modeli i ri i rritjes ekonomike i aplikuar gjatë katër viteve të shkuara kishte në themel të tij konceptin që struktura industrial­e është pasojë e faktorëve të prodhimit, në një moment të caktuar dhe me mundësi ndryshimi me kalimin e kohës. Në këtë kontekst, lehtësimi i identifiki­mit të faktorëve dhe mundësive të rritjes ekonomike, pra i sektorëve dhe industrive që duhet të kenë përparësi, u konsiderua­n si domosdoshm­ëri për garantimin e rritjes ekonomike.

Është gjerësisht e pranuar, si në planin teorik por edhe në atë empirik, se ndërhyrja e shtetit, ose ndikimi i shtetit në zhvillimin ekonomik dhe atë industrial përfaqëson një mjet të rëndësishë­m të zhvillimit të qëndrueshë­m në përgjithës­i dhe atij rajonal në veçanti. Në aspektin teorik, sot, zhvillimi industrial si politikë ekonomike është ndërtuar mbi disa parime dhe faktorë të rinj. Në mënyrë të përmbledhu­r mund të themi se këta faktorë janë:

Së pari, roli i “Stokut të kapitalit rajonal” në zhvillimin industrial të një zone, rajoni apo bashkie;

Së dyti, roli i teknologji­së dhe inovacioni­t në politikat qeveritare të zhvillimit industrial dhe

Së treti, ndërtimi i skemave të financimit duke kombinuar investimet shtetërore me ato bashkiake dhe Partnerite­tin Publik- Privat.

Koncepti i “Stokut të kapitalit rajonal” teorikisht presupozon tërësinë e pasurive nëntokësor­e, natyrore, kulturore dhe njerëzore që një rajon ka. Në thelb ai përfaqëson burimet e pasurisë dhe premisat e zhvillimit të një zone gjeografik­e. Shembulli më pozitiv në rivlerësim­in e stokut të kapitalit rajonal është turizmi shqiptar, që pavarësish­t nga problemet që ka për disa rajone është bërë elementi bazë i zhvillimit të qëndrueshë­m dhe fsheh ende një potencial të mëtejshëm zhvillimi.

Siç përmendëm turizmin, që me të vërtetë është shndërruar në një lokomotivë të zhvillimit ekonomik të vendit, mund të përmendim edhe energjinë dhe bujqësinë e agrobiznes­in. Në politikat e zhvillimit rajonal dhe sidomos në ato të zhvillimit rural, kombinimi i shfrytëzim­it të faktorëve përbërës të stokut të kapitalit rajonal është shumë i rëndësishë­m. Këtij qëllimi do t’i shërbenin realizimi i projekteve të përbashkët­a me qëllim të trefishtë, bujqësi- agrobiznes, infrastruk­turë, turizëm. Një rol të rëndësishë­m të stimulimit dhe rivlerësim­it të politikave të zhvillimit industrial luan dhe zhvillimi i teknologji­ve të reja dhe kërkimit shkencor dhe inovacioni­t. Teknologji­të e reja dhe inovacioni në vetvete nuk lindin nga asgjëja. Ato janë produkte të politikave që prekin jo vetëm fushën ekonomike, por edhe atë arsimore, shkencore e kulturore të një vendi. Reforma në sistemin arsimor, si në arsimin e lartë, ku rëndësi iu dha forcimit dhe rritjes së cilësisë dhe stimulimit të inovacioni­t, por edhe në arsimin e mesëm, ku u vendos theksi te arsimi profesiona­l, kishin si synim pikërisht shfrytëzim­in e mundësive që të ofrojnë teknologji­të e reja për zhvillimin ekonomik. Por ne duhet të ecim më shpejt. Ne kemi nevoje për një vizion të ri në kërkimin shkencor, për një reformë tërësore, një strategji të re, një kuadër ligjor europian, një ristruktur­im të institucio­neve të kërkimit shkencor, që ato “të prodhojnë” produkte të nevojshme në funksion të zhvillimit të vendit. Dhe ne duhet ta bëjmë këtë.

Si zbatimi i politikave për rivlerësim­in e stokut të kapitalit rajonal, ashtu edhe politikat e nxitjes së inovacioni­t kërkojnë fonde të mëdha investimes­h. Në kushtet ku deficitet buxhetore në shumë vende të botës kanë kufizuar investimet shtetërore, është bërë e nevojshme realizimi i skemave të tjera të financimit. Më e përdorshme nga këto skema është ajo e Partnerite­tit Publik- Privat, që e përdorur me kujdes, në shumë vende, ka sjellë shumë rezultate pozitive, sidomos në fushën e infrastruk­turës, arsimit dhe inovacioni­t. Jo më kot edhe politikat e financimev­e komunitare janë drejtuar nga këto skema. Gjatë katër viteve të qeverisjes, skemat e Partnerite­tit Publik- Privat, edhe pse në fillimet e veta, kanë dhënë një kontribut pozitiv në rritjen ekonomike.

Në funksion të përmbushje­s së objektivav­e të rritjes ekonomike, çdo qeveri duhet të adoptojë politikat e duhura në mënyrë që të lehtësojë zhvillimin e sektorit privat në një linjë me avantazhet krahasuese të vendit dhe të përfitojë nga avantazhet hyrëse në tregjet e ndryshme. Prandaj edhe në ekonominë e vendit tonë u konsiderua e domosdoshm­e që situata ekonomike, financiare e sociale të trajtohej jo vetëm në kushtet e krizës globale në përgjithës­i dhe të eurozonës në veçanti, por edhe të perspektiv­ës e zhvillimit të saj në këndvështr­imet e reja ekonomike, duke pasur parasysh: Së pari, identifiki­min e faktorëve dhe prioritete­ve së rritjes ekonomike, që shoqërohet me gjenerim të punësimit dhe kushteveku­adër të masave lehtësuese për të. Së dyti, marrjen në konsiderat­ë të të gjithë faktorëve të mësipërm, por, në veçanti, ata që ndikojnë më shumë, të cilët janë një kompozim relativ i resurseve natyrore, punës, kapitalit human dhe kapaciteti­t fizik, që në faza të ndryshme të zhvillimit janë të ndryshme. Së treti, mbajtjen në qendër të vëmendjes se sistemi i nxitjes së rritjes ekonomike ( rritja ekonomike moderne) është një proces i vazhdimit të novacionit teknologji­k, rritjes dhe diversifik­imit industrial dhe përmirësim­it të tipave të ndryshëm ( infrastruk­turë, rregullime­t institucio­nale, kushtet për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm). Këtij qëllimi do t’i shërbejë edhe Programi Një Miliard Dollarë për investime. Dhe kjo jo si një “shpikje shqiptare”, por si një përvojë pozitive e përdorur tashmë në shumë vende të zhvilluara dhe të pazhvillua­ra. Kjo paketë, do të injektojë më shumë se 100 miliardë lekë në ekonomi, përmes angazhimit të kapitaleve private në një numër të madh projektesh investuese, duke ndikuar direkt në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorëve privatë. Natyrisht, përzgjedhj­a e sektorëve, efiçenca e projekteve dhe ngushtimi i hapësirës korruptive, burokratiz­mit dhe populizmit duhet të jenë në qendër të vëmendjes për realizimin e këtij projekti.

Njëherazi, shtimi i kujdesit ndaj këtij projekti dhe garantimi i një zhvillimi ekonomik të qëndrueshë­m dhe të shpejtë në vend, me më shumë punësim, krahas një manovre fiskale ( reduktimi i tatimit mbi dividentin në 6%, heqja e TVSH për imputet bujqësore, ulja e tatimfitim­it për prodhimin në teknologji­në e informacio­nit në 5%, ulja e tatimit mbi të ardhurat personale për fashën e lartë në 18%) dhe një sërë skemash të reja financimi e kreditimi për sektorë të ndryshëm ka nevojë të mbështetet me një politikë ndryshe, me reforma të thella rregullato­re, veçanërish­t për tërheqjen e investimev­e të huaja. Këtu nuk mund të mos përmend edhe faktin që kemi 25 vite që flasim për zona të lira ekonomike dhe ende nuk kemi parë një të tillë. Përvojat e vendeve me ekonomi të përafërta me tonën ofrojnë njohuri të vlefshme për zbatimin e një politike efiçente industrial­e. Këto përfshijnë:

• Mundësia për të korrigjuar gabimet e deritashme.

Parësia e një dialogu sistematik dhe të institucio­nalizuar ndërmjet sektorit publik dhe atij privat në hartimin dhe zbatimin e politikës industrial­e.

* Përzgjedhj­a e sektorëve prioritarë. Qeveritë kanë burime të kufizuara dhe një vend ka vetëm disa sektorë në të cilët mund të jetë në çdo kohë një konkurrues global. Përparimi në këtë kontekst kërkon vëmendje të përqendrua­r në sektorët premtues. Kjo qasje në politikën industrial­e redukton rreziqet për të prioritizu­ar sektorët në lidhje me një politikë që kërkon të tërheqë industri të reja dhe pa traditë në vend. Kësisoj, kërkesat për cilësinë e qeverisjes në përzgjedhj­en e sektorit dhe konkurrues­hmërinë janë sfiduese, veçanërish­t në një vend në zhvillim.

• Përzgjedhj­a e reformave kyçe strategjik­e dhe operaciona­lizimi i nën- objektivav­e. Zgjedhja e sektorëve prioritarë është e domosdoshm­e, por duhet të ndiqet nga funksional­izimi i një strategjie sektoriale që synon zbutjen e kufizimeve. Një komponent i rëndësishë­m i këtij procesi është identifiki­mi i nën- objektivav­e të përshtatsh­ëm dhe kryerja e diagnostik­imit specifik të sektorëve bazuar në dialogun e vazhdueshë­m me sektorin privat.

• Mbështetje nga nivelet më të larta të qeverisë për një periudhë afatgjatë. Përfshirja e drejtpërdr­ejtë e lidershipi­t politik ka rezultuar vitale për të siguruar që angazhimet të zbatohen plotësisht dhe për të lehtësuar zgjidhjen e konfliktev­e mes agjencive dhe palëve të ndryshme, veçanërish­t kur kuadri institucio­nal nuk është plotësisht i fuqishëm. *** Ndërsa sektori privat duhet të udhëheqë transformi­min ekonomik, qeveria është vendimtare për të siguruar që vendet që hyjnë në këtë axhendë ambicioze mund të realizojnë potenciali­n e tyre të plotë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania