Gazeta Shqiptare

Bajerni shkarkon Ançelotin, Rumenige: Karlo mbetet një mik

Thomas Tushel apo Vili Sanjol? Mediat gjermane nuk shohin emra të tjerë në krye të stolit Starti i keq i sezonit penalizoi italianin

-

Disfata ndaj Paris Sën Zhërmenit shkakton tërmet në stolin e Bajern Mynihut, ku Karlo Ançeloti është shkarkuar nga detyra. Drejtuesit e klubit gjerman zhvilluan një mbledhje të gjatë, që kulmoi me një analizë të thellë të situatës. Gjatë javëve të fundit dukej qartësisht se Ançeloti nuk gëzonte as mbështetje­n e futbollist­ëve të vet dhe emri i tij përfundoi në listën e largimeve, pasi klubi mendon se italiani nuk është në gjendje ta çojë përpara skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit. Mediat gjermane, kryesisht e përditshmj­a "Bild" dalin me një emër konkret, që duket se lakohet në ambientet e Bajernit dhe shkruan se Kloop do të ishte pasuesi ideal i tij. "Si zëvendësue­s të Ançelotit në sezonin 2018- 2019, Bajernit i nevojitet një personalit­et që di si të menaxhojë yjet dhe talentet e reja që ka në

strukturë kjo skuadër, shumë pasion dhe ide për lojën - lexohet në shkrimin e "Bild". Për Ançelotin kritikat nuk kanë munguar që para startit të sezonit dhe shumë analistë të futbollit në Gjermani kishin paralajmër­uar faktin se ky mund të ishte sezoni i fundit për 58- vjeçarin, nëse nuk do të kishte rezultate pozitive që

Largimi nga drejtimi i Bajern Mynih ishte hera e parë në karrierën 21- vjeçare si trajner, ku Karlo Ançeloti shkarkohej në mes të sezonit nga drejtimi i skuadrës. Ndonëse trajneri italian kishte mbyllur para afatit përfundimt­ar kontratat edhe në eksperienc­a të mëparshme, klubet i kishin dhënë gjithmonë mundësinë atij që ta mbyllte edicionin. Shefi ekzekutiv i Bajern Mynih, Karl Hainz Rumenige, ka shpjeguar për mediat gjermane se pse mori këtë vendim "historik" për një nga trajnerët më të vlerësuar në historinë e futbollit europian në dy dekadat e fundit. "Paraqitja e skuadrës sonë që në fillimin e sezonit nuk përmbushi pritshmëri­në që kishim nga ajo. Ndeshja në Paris e tregoi qartësisht që ne duhej të arrinim në disa konkluzion­e, kjo është ajo që unë dhe Hasan Salihamixh­iç i thamë Karlos sot ( dje), në një bashkëbise­dim të hapur e serioz duke e informuar për vendimin tonë", tha ai. "Unë do të dëshiroja të falënderoj­a Karlon për bashkëpuni­min dhe shpreh keqardhjen për rrjedhën e ngjarjeve. Karlo është miku im dhe do të mbetet i tillë, por ne na u desh të merrnim një vendim profesiona­l në të mirën e Bajernit. Unë tani pres që skuadra të ketë një zhvillim pozitiv dhe performanc­ë absolute, në mënyrë që të arrijmë objektivat e këtij sezoni", ishin fjalët e Rumeniges.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania