Gazeta Shqiptare

Soue s'mjafton, Skënderbeu merr pikën e parë në grup

Korçarët luajnë mirë, por nuk dinë të mbrojnë avantazhin e minutës së 65- të Ndaj Jang Bojsave mbyllet në barazim 1- 1

-

Skënderbeu ka marrë pikën e parë në grup, teksa ka barazuar me zviceranët e Jang Bojs në stadiumin "Elbasan Arena", në një ndeshje të mirë të korçarëve. Miqtë nga Zvicra kishin mundësinë të shënonin të parët, por Shehi shpëtoi portën e tij. Më pas Skënderbeu mori "frerët" e lojës dhe dominoi, por mungoi goditja përfundimt­are që të sillte golin e avantazhit, edhe pse Gavazaj dhe Soue ishin të rrezikshëm përpara. Mesfushori kosovar pësoi një dëmtim dhe në vendin e tij u aktivizua Afrim Taku. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që Skënderbeu qarkullon mirë topin edhe në pjesën e dytë dhe arrin të gjejë edhe golin e avantazhit. Gjergji Muzaka asistoi për Soue në minutën e 65- të dhe sulmuesi nga Gambia me një goditje të bukur realizoi për korçarët. Festa nuk zgjati shumë, pasi miqtë barazuan pas shtatë minutash me Asale, ndërkohë që deri në fund nuk pati më gol dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 2- 1.

JASHANICA

Mbrojtësi i Skënderbeu­t, Bajram Jashanica, deklaroi pas ndeshjes se duhej të kishin pasur më shumë kujdes. "Duhej të kishim pasur më shumë kujdes, sepse kundërshta­ri po sulmonte, pasi ishte në disavantaz­h. Duhej të kishim qenë më të bashkuar. Ishte një kundërshta­r i fortë dhe pavarësish­t se na kënaq edhe barazimi, mund të kishim marrë një fitore. Gjithsesi, ky është futbolli. Më vjen keq, sepse te rasti i golit, unë ose Vangjeli duhej të ishim pak më mirë të vendosur. Dikush duhej të ishte te pika e bardhë e penalltisë. Ndoshta mund të kish qenë edhe një mesfushor aty. E ardhmja? Kam biseduar me menaxherin tim dhe në janar mund të kemi lëvizje. Sa i përket grupit, ne nuk dorëzohemi dhe besoj se do të arrijmë rezul- tate edhe më të mira. Skënderbeu e meriton të pretendojë edhe kalimin e “Duhej të kishim pasur më shumë kujdes, sepse kundërshta­ri po sulmonte pasi ishte në disavantaz­h. Duhej të kishim qenë më të bashkuar. Ishte një kundërshta­r i fortë dhe pavarësish­t se na kënaq edhe barazimi, mund të kishim marrë një fitore. Gjithsesi ky është futbolli.

grupit", tha Jashanica për gazetaren Vilma Masha në "Super Sport".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania