Gazeta Shqiptare

KAPITENI KUQEZI

Agolli: T'i shijojmë përballjet me Spanjën dhe Italinë

-

Ansi

Agolli ka lënë pas dëmtimin që pësoi në ndeshjen ndaj Maqedonisë dhe mbrëmë është kthyer përsëri në fushën e lojës, pas tri javëve pushime të detyruara. Futbollist­i u kthye në kohë për të luajtur një ndeshje të veçantë për të, debutimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ku Karabak u vu përballë Romës. "Ishte ndeshja ime e parë në grupet e Ligës së Kampioneve. Është një emocion mjaft i madh të luash në këtë kompeticio­n të rëndësishë­m të Kupave të Europës. Ndjehem mjaft mirë, dhashë maksimumin tim që të ndihmoja skuadrën", u shpreh Agolli për "Super Sport", pas një ndeshjeje ku pavarësish­t humbjes 2- 1 përballë italianëve, ai u vlerësua shumë pozitivish­t për lojën që zhvilloi. "Ishte një ndjenjë mjaft e mirë, pasi të luash në grupet e Champions ka qenë një ëndërr e hershme e imja. Mundohem të jap më të mirën nga ndeshja në ndeshje, të luaj çdo ndeshje si finale. Të ndihmoj skuadrën, sepse kështu mund të japësh më të mirën", tha Agolli, i cili pranon se nuk është ende në maksimumin e tij. "Besoj se e kam kaluar dëmtimin dhe dalëngadal­ë do marr edhe formën më të mirë. Ishte vetëm ndeshja e parë pas dëmtimit, të dielën kemi një duel për kampionat shumë të rëndësishë­m për skuadrën. Pastaj do të mendoj për dy sfidat me Kombëtaren ndaj dy ekipeve mjaft të mira. Janë dy ndeshje mjaft të vështira. Siç e dini të gjithë, kemi përballë skuadra mjaft të forta. Duhet të zbresim në fushë dhe të japim më të mirën tonë, nuk kemi çfarë të humbim nga këto dy përballje. Duhet të fitojmë sa më shumë eksperienc­ë, të luajmë sa më të bashkuar me njëri- tjetrin dhe t'i shijojmë këto dy sfida, pavarësish­t se përballë do të kemi dy skuadra mjaft të forta", tha kapiteni i përfaqësue­ses shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania