Gazeta Shqiptare

SHBA ul numrin e pranimit të emigrantëv­e

Zyrtari i lartë: Siguria e popullsisë sonë amerikane është shqetësimi ynë i parë 45,000 refugjatë do të hyjnë në Amerikë, vetëm 2000 nga Evropa

- Egla Xhemali

Qeveria amerikane do të lejojë vitin e ardhshëm vetëm 45,000 refugjatë që të hyjnë në SHBA. Kjo është shifra më e ulët që nga hyrja në fuqi e një ligji mbi pranimin e refugjatëv­e 37 vjet më parë, raporton "DeutcheWel­le". Uashington­i zyrtar i paraqiti një propozim kongresit, sipas së cilit parashikoh­et që në vitin e ardhshëm fiskal në SHBA të pranohet vetëm një maksimum refugjatës­h, respektivi­sht 19.000 nga Afrika, 5.000 nga Azia Lindore, 2.000 nga Evropa dhe Azia Qendrore, 1.500 nga Amerika Latine dhe Karaibet dhe 17.500 nga Lindja e Mesme dhe Azia Jugore. Viti fiskal 2018 nis nga tetori 2017 deri në shtator 2018. "Siguria e popullsisë sonë amerikane është shqetësimi ynë i parë", tha një zyrtar i qeverisë amerikane. Ne duhet të sigurohemi që tek ne të vijnë vetëm ata njerëz që nuk përbëjnë rrezik për sigurinë e

vendit tonë". Në SHBA është e zakonshme që qeveria vendos një kufi maksimal vjetor për pranimin e refugjatëv­e. Kufiri më i ulët i dekadave të fundit u vendos nga Presidenti Ronald Reagan në vitin 1986 dhe ishte 67,000 vetë. Gjatë

kohës së ish- presidenti­t Barak Obama, në vitin 2016 kufiri ishte 110.000 refugjatë. Gjatë këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë pranuar deri tani rreth 54.000 refugjatë. Në vitin 2016 shifra ishte 85,000. Për krahasim në

Gjermani kanë kërkuar azil nga janari deri në gusht 2017 rreth 150,000 vetë. Kufizimi i qartë i numrit të refugjatëv­e në Shtetet e Bashkuara lidhet me politikën rigoroze ndaj emigrantëv­e të presidenti­t Donald Trump, që ai e justifikon me mbrojtjen ndaj terrorizmi­t. Që nga qershori i këtij viti SHBA- të kanë vendosur ndërprerje­n e plotë të pranimit të refugjatëv­e. Por, dekreti përkatës i presidenti­t Trump vlen për 120 ditë dhe përfundon më 24 tetor. Deri tani nuk është e qartë nëse qeveria amerikane dëshiron ta zgjasë këtë vendim të përkohshëm për disa javë ose për disa muaj të tjerë. Pragu i vendosur është më i ulëti që nga viti 1980, viti kur u krijua programi i lidhur me pritjen dhe numrin kufizues të refugjatëv­e në SHBA. Numri i njerëzve që hynë në vend ishte gjithashtu më i ulët ( nën 30,000) gjatë presidencë­s së George W. Bush pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ndërsa në vitin e fundit të mandatit të Barak Obamës, 85,000 refugjatë u pranuan në Amerikë. Departamen­ti i Shtetit i ka rekomandua­r presidenti­t Trump të arrijë në një maksimum prej 50,000 refugjatëv­e, ndërsa Departamen­ti i Sigurisë Kombëtare ka bërë thirrje që numri të ndalet në 40,000.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania