Gazeta Shqiptare

"Rrëzimi i qeverisë", Basha: Ambasadori ka të drejtë

Opozita mbështet deklaratën e ambasadori­t të SHBA, kreu i PD: U shpenzuan 2 mln $ për udhëtime Rrokaj: Nëse qeveria hesht, qytetarët do të marrin në dorë vendosjen e demokracis­ë

- Darina Tanushi

Opozita mbështeti dje, deklaratën e ambas adorit amerikan Donald Lu. PD dhe LSI komentuan menjëherë thirrjen e LU- së, drejtuar të rinjve që, nëse kanë pakënaqësi për qeverinë mund ta rrëzojnë atë. Kryetari i PD- së, Lulzim Basha shkroi në rrjetin social se kjo qeveri në gjysmën e parë të vitit ka shpenzuar 2 milionë dollarë vetëm për udhëtime, ndërsa 14 milionë dollarë për rikonstruk­sione zyrash dhe orendish. Këto para sipas Bashës, janë të mjaftueshm­e për të siguruar e të gjithë nxënësve të Shqipërisë. "Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: "Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjës­inë dhe pushtetin e keni ju.", shkroi dje, Lulzim Basha. "Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t'i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë: Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi: 1. Për bileta/ udhëtime: rreth 2 milionë dollarë. 2. Për orendi/ rikon- struksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë", u shpreh Basha. "Kaq pará janë të mjaftueshm­e për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë. Ashtu siç ka premtuar, Partia Demokratik­e do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë", propo- zoi kreu i PD- së.

LSI

Deputeti i LSI- së, profesori Shezai Rrokaj deklaroi dje, se "Mesazhi i Donald Lusë për arsimin falas konfirmon kauzën e LSI- së se tekstet shkollore në arsimin parauniver­sitar duhet të jenë falas". "Qeveria është në kushtet e cenimit të ligjit të arsimit parauniver­sitar, i cili në nenin 5, pika 2 sanksion se "Arsimi i detyrueshë­m dhe ai i mesëm e i lartë janë falas. Nga verifikimi zyrtar nëpërmjet kërkimit parlamenta­r rezulton se vende si: Franca, Gjermania, Italia, Greqia ..., por edhe vendet si: Rumania, Serbia, Kroacia, Maqedonia e Kosova i kanë tekstet shkollore falas", tha deputeti i LSI- së. Sipas tij, "Qeveria jonë trajton me tekste falas vetëm disa kategori vulnerabël, gjithsej 16, me një buxhet rreth 300 mijë lekë. Lidhur me sa paraqita më lart, dalin disa çështje me rëndësi për konceptin e qeverisë për edukimin: Së pari, qeveria shkel ligjin e "Ashtu siç ka premtuar, Partia Demokratik­e do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë", u shpreh dje, kreu i PD- së, Lulzim Basha, duke kujtuar një nga premtimet e fushatës elektorale.

parlamenti­t shqiptar. Arsim i detyrueshë­m nuk do të thotë vetëm se individët e kësaj moshe duhet të ndjekin vitet e edukimit të përcaktuar­a në ligj, por në radhë të parë, se shteti detyrohet ta japë falas arsimimin nisur nga e drejta publike e edukimit të shoqërisë". "Qeveria jonë këtë koncept e ka kuptuar si detyrim për "të varfrit". Në fakt koncepti "Arsim i detyruar" nuk ka lidhje me politikat e qeverisë ndaj shtresave në nevojë, por me vlerësimin dhe detyrimin e shtetit për edukimin shoqëror publik të individëve. Së dyti, dikur ne mbaheshim si i vetmi vend që dallonte për konseg- uencën ndaj idealeve absurde, por edhe sot përsëri ndryshe nga të tjerët: vendi model për mungesën e vëmendjes ndaj arsimit. Së treti, a e dini se sa kushton afërsisht gjithë kjo histori, pra që shteti të marrë përsipër tekstet: jo më shumë sesa 67 milionë euro", tha Rrokaj. "Shikoni ku katandiset shteti, ku lëvizin në xhepa miliona para droge, koncesione­sh e tenderësh, fasadash apo makina luksoze e dieta udhëtimesh, siç shprehet ambasadori Lu. Fytyra e një shteti duket te rëndësia që merr arsimimi. Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për buxhetin e arsimit, i cili është fiksuar rreth 3% e PBB- së. Kjo çështje, si dhe mjaft të tjera do të jenë kali i betejës së LSI- së gjatë amendimit të këtij ligji. Nëse qeveria hesht për kauza qytetare, atëherë qytetarët do të marrin vetë në dorë vendosjen e demokracis­ë", tha Rrokaj.

PROPOZIMI

"Ashtu siç ka premtuar, Partia Demokratik­e do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë", u shpreh dje, kreu i PD- së, Lulzim Basha, duke kujtuar një nga premtimet e fushatës elektorale.

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Deputeti i LSI- së, Shezai Rrokaj
Deputeti i LSI- së, Shezai Rrokaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania