Gazeta Shqiptare

Lu: Rrëzojeni qeverinë nëse nuk ju përgjigjet, pushtetin e keni ju

Ambasadori i SHBA, mesazh të fortë demokracie për të rinjtë shqiptarë "Pyetini qeveritarë­t si i paguajnë makinat luksoze dhe udhëtimet"

- Darina Tanushi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu lëshoi dje, një mesazh të qartë për të gjithë shqiptarët dhe qeverinë. Nga Rrësheni, gjatë një takimi me të rinjtë, ambasadori Lu u tha se nëse janë të pakënaqur se qeveria nuk u përgjigjet kërkesave të tyre, atëherë ta rrëzojnë atë. "Ju jetoni në demokraci. Nëse e kërkoni atë, qeveria juaj duhet të përgjigjet. Ose ju do ta rrëzoni atë. Në demokraci, përgjegjës­inë dhe pushtetin e keni ju", - u shpreh qartë Donald Lu. Ambasadori Lu do të ketë një tur takimesh me të rinjtë nëpër qytete të ndryshme të vendit. "Ne kemi një mesazh për ju, por ne gjithashtu shpresojmë që të mësojmë diçka nga ju sot. Këtu është mesazhi ynë i thjeshtë: Ndryshime të mëdha po vijnë për Shqipërinë. Ju keni një rol të rëndësishë­m për të luajtur në të ardhmen e Shqipërisë. Ju duhet të kërkoni ndryshim nga udhëheqësi­t tuaj", - u tha që në nisje të fjalës së tij, Lu, të rinjve. "Unë besoj fuqimisht se Shqipëria do të bashkohet me Bashkimin Evropian në dekadën e ardhshme. Të gjithë ju, fëmijët dhe nipërit tuaj, do të jetojnë si qytetarë të plotë të Evropës me të gjitha të drejtat dhe privilegje­t e anëtarësim­it në BE. Ky ndryshim dhe shumë të tjerë po vijnë. Mos e humbisni mundësinë tuaj për të qenë pjesë e tyre. Prindërit mund t'ju tregojnë të gjitha ndryshimet që ata kanë parë: Anëtarësim­i në NATO, liberalizi­mi i vizave me BE- në, dekriminal­izimi i parlamenti­t tuaj, reforma gjyqësore", - u shpreh më tej ambasadori. E duke biseduar drejtpërdr­ejt me të rinjtë, Lu vijoi: "Por ndoshta ju do të më thoni, ' i mërzitshëm! Ajo që duam është një edukim i mirë. Ne duam punë. Ne duam atë që shohim çdo ditë në TV, nga Mbretëria e Bashkuar, nga Gjermania dhe nga Shtetet e Bashkuara'. A e dini se si mund t'i merrni të gjitha këto?

Ju do t'i kërkoni. Gjëja më e mirë për brezin tuaj është se nuk jeni të lidhur ngushtë me pritjet e ulëta të së kaluarës komuniste të këtij vendi". "Ju kërkoni punë, siç kanë ata në Gjermani. Ju prisni ligje kundër korrupsion­it, siç ka në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ju këmbënguln­i për liritë personale, siç ndodh në SHBA. Ju jetoni në demokraci. Nëse e kërkoni atë, qeveria juaj duhet të përgjigjet. Ose ju do ta

rrëzoni atë", - tha qartë Donald Lu. "Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkonin libra falas për studentët. Ky është një vend i vogël, nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për studentët e saj", - u shpreh Lu. Sipas tij, "dhe kur qeveria ju tregon se nuk mund ta përballojë atë, ju du- Partia e ish- deputetit Koço Kokëdhima, "Zgjidhja" mbështeti dje, deklaratën e Lu. "Zgjidhja do të jetë në krah dhe në udhëheqje të popullit, që, përmes ndryshimev­e demokratik­e, t'ua marrim pushtetin mafies dhe kryetarëve të partive të vjetra dhe t'ua kthejmë shqiptarëv­e të thjeshtë. Të rrëzojmë e përmbysim këtë elitë politike!" - tha Kokëdhima.

het të pyesni se si ata janë duke paguar për ndërtesat e tyre qeveritare, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet e tyre në vend të huaj. Në demokraci, përgjegjës­inë dhe pushtetin e keni ju. Ne presim me padurim ditën kur ju të jeni udhëheqës të Shqipërisë. Ne e dimë se brezi juaj do të jetë më i mirë se gjenerata e atyre në udhëheqjen e Shqipërisë drejt së ardhmes së saj evropiane".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania