Gazeta Shqiptare

Pagat e "vetingut", Ferhati: Komisioner­ët publikë do të marrin mbi 3 milionë lekë

-

Deputetja

e PS- së, relatorja për organet e rivlerë simit të vetingut në Komisionin e Ligjeve, Klotilda Ferhati, foli dje për shkurtimet që iu bënë organikës së institucio­neve të reja të vetingut. Në studion e emisionit "Kjo javë", me gazetaren Nisida Tufa në "News24", Ferhati tha se nga strukturat e organeve të vetingut nuk janë bërë shkurtime që prekin përmbajtje­n e këtyre organeve. "Është riorganizu­ar pjesa e shërbimeve mbështetës­e, administra­tive, ku janë hequr nga këto struktura një numër shoferësh. Ato po u jepen si shërbime Gardës së Republikës, pasi këtyre anëtarëve të organeve të vetingut u garantohet edhe siguria. Rreth 22 shoferë kanë ikur nga këto struktura, dhe do të jepen te Garda. Pra janë zhvendosur. Pjesa tjetër e stafit të shkurtuar, pasi ne miratuam 113 punonjës në total nga 185 që u kërkuan, pjesa tjetër ka të bëjë me rikoncepti­m të funksionev­e mbështetës­e, që kanë të bëjnë me shërbime, financë, sekretari, protokoll, të cilat janë rikonceptu­ar si shërbime. Pra të mos kemi struktura të fryra", - tha Ferhati. Duke folur për pagat, ajo pohoi se "për komisioner­ët e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe për komisioner­ët publikë është rreth 3 mln e ca lekë, pasi ata marrin pagën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ndërsa për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është diçka më shumë, mbi 3.2 mln lekë të vjetra, sepse kjo pagë llogaritet duke iu referuar pagës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e". E pyetur në lidhje me akuzat e kryetares së LSI- së se drejtësia është e kapur, Ferhati tha se "argumenti i kapjes së drejtësisë, më duket argumenti më qesharak për strukturën e vetingut".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania