Gazeta Shqiptare

Mirditorja "përlot" Kuvendin: Duam ujë e rrugë

Mblidhet parlamenti i parë rural, Ruçi: Dinamikë e re dhe zhvillim më i mirë për fshatin Peleshi: BE ofron 71 mln euro, ndërsa qeveria 23 mln

-

Problemet e fshatit për herë të parë u ngritën me tone të forta dje, në Kuvendin e Shqipërisë. Nën kujdesin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u mbajt dje në sallën e seancave plenare sesioni përmbyllës i Parlamenti­t të Parë Rural Shqiptar, i cili zhvilloi punimet në datat 28- 30 shtator në Tiranë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, anëtarë të Komisionit për Veprimtari­në Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, përfaqësue­si i Delegacion­it të Bashkimit Evropian në Tiranë, Stephen Stork. Por ajo që mori vëmendje më të madhe mediatike dje, por edhe në sallë, ishte blegtorja nga Mirdita, Rigerta Loku, e cila kërkoi përmes emocionesh investime për fshatin. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Romë, në një nga universite­tet më të mira në Itali, "La Sapienza", si dhe master shkencor për marrëdhëni­e ndërkombët­are me rezultate shumë të mira dhe u kthye në Shqipëri në provincën e saj, ku u gjend duke administru­ar një tufë dhish prej 350 krerësh. Ajo tha se nuk ishte penduar për këtë, por shtoi mes të tjerash: "Fshati ka nevojë të rilindë, rimëkëmbet, rianimohet. Le ta quajmë si të doni, fshati ka nevojë për kapital njerëzor, t'i shembim rrugët e braktisjes dhe të ndërtojmë rrugët e rikthimit". "Le të vishemi bukur sa të duam, të prodhojmë kë- pucë, biçikleta, industri, makina, avionë, sa të duam ne, por pa fshat të zhvilluar nuk ka qytete të zhvilluara. Po nuk na zhvilluat ne, ju nuk zhvillohen­i kurrë! Zhvillimi i vjen Shqipërisë nga periferia! Atje nga Mirdita ime zhvillohet Tirana juaj dhe jo nga Tirana juaj zhvillohet Mirdita ime!" - u shpreh Loku, e cila përloti edhe përfaqësue­sin e BE- së. Duke folur edhe për bashkëfsha­taren e saj me emrin Kristina, që "ngrihet para diellit dhe ulet shumë pas tij", Loku tha se ajo fshatarja atje do ujë dhe rrugë, por edhe shkolla e qendër shëndetëso­re. Në fjalën e tij përshëndet­ëse, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha: "Prioritete­t e punës suaj përkojnë edhe me programin e qeverisë së re, ndaj dhe Komisioni Parlamenta­r i Veprimtari­së Prodhuese, Mjedisit dhe Tregtisë, i cili ndodhet sot i ftuar në këtë aktivitet, shpreh besimin se do ta ketë këtë në qendër të vëmendjes për një vlerësim të vazhdueshë­m mbi rezultatet e saj. M'u duk me shumë interes edhe ideja e centralizi­mit të parlamenti­t rural. Kjo do të krijojë një dinamikë të re, duke nxitur bashkëpuni­min sipas prioritete­ve të vendit, për një zhvillim më të mirë". Përfaqësue­si i sektori të BE- së, Stephen Stork vlerë- "Kristina nga Mirdita kërkon rrugë e ujë, por Rama kërkoi tepsi dhe timon! Rigerta nga ' La Sapienza' kërkon politika zhvillimi për fshatin, por Rama do të ' rilindë' sheshet e fshatrave duke i shtruar me pllaka! Tjetër kërkon Rigerta, tjetër ka bërë dhe do bëjë Rama!", tha dje, Nard Ndoka.

soi nismë e Parlamenti­t të Parë Rural, duke e konsiderua­r atë si një mundësi shumë e mirë për të gjeneruar ide për zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri. "Potenciali i këtij sektori është ende i pashfrytëz­uar plotësisht, pasi vetëm 20% e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjenerohet nga bujqësia", - tha Stork. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi në fjalën e tij tha se BE- ja ka ofruar 71 milionë euro për zhvillimin rural, ndërsa qeveria shqiptare rreth 23 milionë euro. "Bëmë shumë gabime në këto vite. Tokën e parcelizua­n dhe e bënë konsolidim­in e tokës një nga sfidat më të mëdha. Të gjitha këto ishin vendimmarr­je të të gjithë aktorëve së bashku me në krye politikë. E megjithëse bëmë shumë gabime, bujqësia mban flamurin e Zhvillimit", - tha Peleshi.

 ??  ?? Rigerta Loku
Rigerta Loku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania