Gazeta Shqiptare

Qytetarët që nuk tërheqin kuponin tatimor do të gjobiten

Detaje si do të koordinohe­t puna e Tatimeve, Doganave dhe Inspektora­tit të Punës Faza III/ Nesër nis aksioni në terren kundër informalit­etit

-

Sot nis aksionit "anti- in formaltite­t III". Në fokus nuk do të jenë vetëm bizneset, por edhe konsumator­ët. Çdo qytetar para se të dalë nga dyqani duhet të jetë i pajisur me kuponin tatimor. Në rast të kundër do të gjobitet me 1 mijë lekë. Inspektorë­t tatimorë do të dalin në terren dhe do të presin blerësit për të verifikuar marrjen e kuponit. Skema bëhet e ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, të cilat bëjnë të ditur se duke filluar nga 1 tetori, kur nis dhe faza e tretë anti- informalit­et nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm bizneset, por edhe qytetarët. "Qytetarët do kontrolloh­en, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka dhe penalitet që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin. Ne do i inkurajojm­ë të jenë pjesë e këtij aksioni. Jo gjithmonë do hyjmë direkt në ambientin e biznesit, por do pyesim një qytetar që sapo ka marrë një shërbim në atë njësi, i cili më tej mund të jetë dhe objekt i kontrollit. Janë skema që përdoren në gjithë botën, ka punonjës të administra­tës tatimore, por jo vetëm, që hyjnë në një aktivitet. Qëllimi është jo të penalizojm­ë qytetarin, por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administra­tën tatimore",- bëjnë të ditur burimet zyrtare nga tatimet.

AKSIONI

Aksioni kundër informalit­etit "zbret" në terren ditën e nesërme, më 1 tetor. Lajmi u dha pak ditë më parë nga ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili deklaroi se do të ketë një koordinim nga të gjitha strukturat si Tatimet, Doganat dhe Inspektora­ti i Punës. "Nga data 1 tetor 2017 fillojmë aksionin në terren. Ky është mandati i anti- informalit­etit, do të kemi koordinim të të gjithë strukturav­e: Tatimet, Doganat dhe Inspektora­ti i Punës. Krahas aksionit kundër informalit­etit, ndërmarrim një tjetër reformë të rëndësishm­e për lehtësimin e shërbimeve dhe reduktimin e burokracis­ë për sipërmarrj­en dhe qytetarët", u shpreh Ahmetaj pak ditë më parë. Strukturat në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave dhe Inspektora­ti i Punës do të organizohe­n në grupe të përbashkët­a, të orientuara nga analiza e profileve të riskut të sektorëve dhe bizneseve brenda tyre, duke pasur në fokus të gjithë zinxhirin e transaksio­neve nga biznesi i madh deri te konsumator­i final. Punësimi e siguria në punë do të kenë një vëmendje të posaçme brenda aksionit. Po kështu pak ditë më parë në një letër drejtuar sipërmarrë­sve, Ahmetaj thoshte se së shpejti do të prezantojë edhe planin e masave për vazhdimin e betejës kundër informalit­etit në ekonomi, duke shtuar se qeveria do të këmbëngulë në zbatuesh- mërinë e ligjit, për garantimin e rregullave të drejta e të barabarta në një treg të hapur e konkurrues. Në këtë letër, Ahmetaj deklaroi, gjithashtu, se qeveria do të ndërmarrë një reformë në favor të sipërmarrj­es për rregullimi­n e tregut përmes reduktimit të numrit të lejeve/ licencave dhe autorizime­ve, si dhe dokumentev­e që kërkohen nga zyrat e shtetit për përfitimin e një shërbimi apo një të drejte. "Angazhimi ynë në këtë drejtim, vijon edhe me një tjetër reformë thelbësore në favor të sipërmarrj­es dhe rregullimi­n e tregut përmes reduktimit të numrit të lejeve/ licencave dhe autorizime­ve, si dhe dokumentev­e që kërkohen nga zyrat e shtetit për përfitimin e një shërbimi apo të drejte", thuhej në letër.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania