Gazeta Shqiptare

Plagosja e katërfisht­ë në Laprakë, Leka: S’e dija që sherri do arrinte në këtë pikë

3 nga të lënduarit në polici: Ishim rastësisht në vendngjarj­e Pronari i lokalit: Ja si u konfliktov­a me vëllezërit Seferi

-

Zbardhet dëshmia e Elion Lekës, personi i cili mbeti i plagosur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së premtes në një lokal në "Laprakë". I pyetur nga uniformat blu, Elion Leka, i cili ishte edhe objektivi i atentatit, tregoi se një ditë përpara ka pasur një konflikt me vëllain e Arben Seferit, Astrit Seferin. Ai rrëfeu se të enjten pasdite, ka debatuar me Arben Seferin, por ishte një sherr i momentit. Sipas dëshmisë së Elion Lekës, i cili është edhe pronari i lokalit, vetëm gjysmë ore përpara atentatit, vëllezërit Seferi janë rishfaqur sërish dhe kanë debatuar me atë, por Leka tha që nuk e dija se konflikti do degradonte deri në këtë pikë. 31- vjeçari tregoi se dy vëllezërit u afruan dhe hapën zjarr drejt tij në mënyrë të menjëhersh­me, në momentin kur ai ndodhej në ambientin e jashtëm të lokalit. Leka rrëfen se vrapoi për t'u fshehur poshtë banakut, por ndërkohë një nga plumbat e kishte plagosur në krah. Bashkë me Lekën në të njëjtën ngjarje, u plagosën edhe Avni Biberi 46 vjeç, Bujar Mrishaj 31 vjeç e Bledar Gosturani 33 vjeç. Tre të plagosurit e tjerë të pyetur nga policia pohuan se nuk kishin dijeni mbi konfliktet e Lekës me dy vëllezërit Seferi dhe në momentin e ngjarjes, ata kanë qenë të ulur jashtë lokalit. Mësohet se pas atentatit autorët u larguan me një automjet në drejtim të rrugës "Gjergj Legisi", në Laprakë dhe janë ende në kërkim. Sipas policisë, objektivi ka qenë Elion Leka, por gjatë atentatin mbetën të plagosur edhe 3 klientë të këtij lokali.

NGJARJA

Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë

zjarri në një lokal në kryeqytet, mbrëmjen e së premtes, pas një sherri momenti. Janë shpallur në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të atentatit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18: 30 minuta, në rrugën "Gjergj Legisi", në zonën e Laprakës. Burime

pranë policisë bënë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Elion Leka, 31 vjeç, B. M, 31 vjeç, B. K, 33 vjeç dhe A. B, 46 vjeç. Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës dhe fatmirësis­ht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Burimet e lartpërmen­dura sqaruan se janë shpallur dy shtetasit Astrit dhe Arben Seferi. Ky i fundit mësohet se mesditën e së enjtes ishte përfshirë në një konflikt me 31- vjeçarin. Pasditen e së premtes, ai kishte shkuar përballë lokalit të Lekaj dhe prej andej qëlloi me armë zjarri pistoletë, ku mbeti i plagosur pronari i lokalit, 31- vjeçari Lekaj si dhe tre klientët që ndodheshin rastësisht aty. Pas kësaj, Arben Seferi është ndihmuar nga i vëllai për t'u larguar prej andej. Menjëherë, policia mbërriti në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe filloi hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa u ngritën pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve. Mendohet se konflikti mes dy palëve ka nisur për motive të dobëta. Dyshimet e policisë janë se ata mund të jenë ndihmuar nga ndonjë person i tretë dhe se mund të jetë larguar në drejtim të qytetit të Durrësit, apo edhe në zonën e Fushë- Krujës. Operacioni për kapjen e autorit të krimit dhe bashkëpunë­torëve të tij po drejtohej nga drejtori i policisë së Tiranë, Ardi Veliu, i cili shkoi menjëherë në vendin ku ndodhi plagosja. Prej aty, në një prononcim për mediat, Veliu tha se kanë identifiku­ar dy autorët e krimit dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania