Gazeta Shqiptare

Garda e Republikës merr në mbrojtje 27 anëtarët e organeve të vetingut

Rreziku nga vendimet, shofer personal për secilin

-

Merren

në mbrojtje nga Garda e Republikës 27 anëtarët e organeve të vetingut, të cilët do të kryejnë verifikime­t për 750 gjyqtarët dhe prokurorët. Ky verifikim konsiston në: Përjashtim­in nga sistemi i drejtësisë i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, të cilët nuk justifikoj­në dot me dokumentac­ion ligjor pasuritë që posedojnë, rezultojnë me lidhje të papërshtat­shme me krimin apo janë të paaftë profesiona­lisht. Komisioni i Ligjeve ka përgatitur një raport ku reflektohe­t vendi-

RAPORTI

“Personeli i Gardës së Republikës së Shqipërisë do të ofrojë jo vetëm mbrojtjen e posaçme, por do të sigurojë edhe shërbimin e transporti­t për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Në përputhje me këtë arsyetim, në variantin e rishikuar është rikonceptu­ar propozimi për pajisjen me shoferë".

mi dhe sqarohen edhe prapaskena­t e uljes me 40 % të stafit të vetingut. "Është gjykuar nevoja për ofrimin e mbrojtjes së veçantë, nga personeli i Gardës së Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin e saj organ-

ik. Në këtë kuptim personeli Gardës së Republikës së Shqipërisë do të ofrojë jo vetëm mbrojtjen e posaçme, por do të sigurojë edhe shërbimin e transporti­t për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Në përputhje me këtë arsyetim, në variantin e rishikuar është rikonceptu­ar propozimi për pajisjen me shoferë", thuhet në raport. Kjo zgjidhje vjen pasi organet e vetingut kanë kërkuar shofer personal për çdo anëtar. Gjithashtu, anëtarët e Komisionit të Rivlerësim­it kanë depozituar në Kuvend një projektven­dim ku shprehen se do të përballen me presione për shkak të punës së tyre dhe se ata dhe familjet e tyre do të jenë në rrezik. Arsye kjo që i çoi anëtarët e katër Komisionev­e të Rivlerësim­it të bëjnë kërkesën për shpërblimi­n mujor për vështirësi.

 ??  ?? Garda e Republikës së Shqipërisë
Garda e Republikës së Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania