Gazeta Shqiptare

Italia, pensione për shqiptarët

Të riatdhesua­rit përfundimi­sht, më shumë lehtësira, ja dokumentac­ioni që duhet dorëzuar Drejtuesja e “Inas Albania”: Përfitohet mbi moshën 66,7 vjeç

- Voltiza Duro

Të gjithë emigrantët sh qiptarë që kanë jetu ar e punuar në Itali mund të përfitojnë pension nga shteti fqinj, në momentin që përmbushin kriteret e nevojshme. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Beskida Aliaj, drejtuesja e “Inas Albania”, njëkohësis­ht përfaqësue­se e degës “Patronato INAS Cisl Albania”, tregon të gjithë hapat që duhen ndjekur për të përfituar pension nga shteti italian. Ajo bën me dije se, sipas ligjit italian, në rast riatdhesim­i përfundimt­ar, shqiptarët që kanë punuar në vendin fqinj, mund të përfitojnë pension bazuar në dy mënyrat e përllogari­tjes, sipas sistemit kontributi­v dhe atij retributiv. Kriteri i parë për të përfituar pension është mosha 66 vjeç e 7 muaj, ndërsa kriteri i dytë është minimum 5 vite kontribute. Aliaj shpjegon për të gjithë të interesuar­it rrugën institucio­nale që duhet të ndjekin për të marrë statusin e të riatdhesua­rit dhe për të përfituar pension nga Italia.

A mund të përfitojnë shqiptarët që kanë jetuar e punuar në Itali pension nga vendi fqinj?

Emigrantët shqiptarë në Itali mund të përfitojnë pension nga vendi fqinj. Sipas ligjit italian, në rast riatdhesim­i përfundimt­ar, punonjësi ekstrakomu­nitar me kontratë të ndryshme nga ajo sezonale, gëzon të drejtën për përfitimin nga sigurimet shoqërore, të maturuar në Itali, dhe përfiton të tilla të drejta, edhe kur nuk ekziston një marrëveshj­e reciproke me vendin e origjinës. Për sa u përket punonjësve ekstrakomu­nitarë të riatdhesua­r, ata kanë disa favore dhe lehtësira, krahasuar me përfitimet e punonjësve rezidentë në Itali, duke reduktuar moshën për përfitime.

Cilat janë kriteret për ta përfituar këtë pension?

Punonjësit e siguruar deri në datën 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se mund të plotësojnë të paktën 20 vjet kontribute ( 1040 kontribute­t javore), dhe punonjësit e siguruar pas datës 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se ata mund të kenë jo më pak se 5 vjet kontribute ( 260 javë) dhe e përfitojnë pensionin në moshën 70 vjeç. Por, në rast se kandidati është regjistrua­r pranë INPS dhe ka paguar kontribute mbas datës 01.01.1996, në rast se merr statusin e të riatdhesua­rit, përfiton pension me moshat zyrtare të daljes në pension në Itali, pa qenë domosdoshm­ëria e plotësimit të moshës 70 vjeç, me jo më pak se 5 vite kontributi­ve. Aktualisht, mosha e daljes në pension për burrat është 66 vite e 7 muaj.

Si përllogari­ten pensionet?

Sistemi i ri i pensioneve italiane parashikon dy mënyra llogaritje­sh për pensionin: sistemi kontributi­v, sipas kontribute­ve që ka derdhur gjatë jetës, dhe sistemi retributiv, sipas rrogave që ka marrë.

Për punonjëset femra të punësuara në sektorin privat filloi një rritje graduale e moshës, që arriti deri në 63 vite e 9 muaj. Po kështu, mosha e daljes në pension të burrave u bë 66 vjeç. Mbi bazë të kësaj formule, për përfitimin e pensionit janë dy mënyra llogaritje­sh: punonjësit e siguruar deri në datën 31.12.1995, të cilët kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se mund të plotësojnë të paktën 20 vite kontribute, dhe punonjësit e siguruar pas datës 31.12.1995, të cilët kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se ata mund të kenë jo më pak se 5 vjet kontribute, të cilët e përfitojnë pensionin në moshën 70 vjeç.

Ku qëndron ndryshimi mes sistemit kontributi­v dhe atij retributiv të pensionit?

Në rastin e pensionit që llogaritet mbi bazën e sistemit kontributi­v, punonjësit ekstrakomu­nitarë, të punësuar pas 1 janarit 1996, mund të përfshihen për pension pleqërie në rast riatdhesim­i, me plotësimin e 66 viteve e 7 muaj, edhe nëse nuk kanë plotësuar 20 vite kontribute. Ndërsa, në rastin kur pensioni llogaritet sipas siste- mit retributiv, punonjësit ekstrakomu­nitarë, punësuar para periudhës 01.01.1996, mund të përfshihen, në rast riatdhesim­i, me pension pleqërie, vetëm kur plotësojnë jo më pak se 20 vite kontribute.

A ofron Italia pension invalidite­ti për shqiptarët që kanë punuar në këtë vend?

Pensionin e invalidite­tit, e përfitojnë punonjësit që rezultojnë me paaftësi të përhershme për të kryer ndonjë punë për shkak të një sëmundjeje apo defekti fizik ose mendor, me humbjen e mbi 74 për qind të aftësisë për punë, të cilët duhet të kenë jo më pak se pesë vite kontribute, nga të cilat tri vite kontribute në pesë vitet që i paraprinë datës së paraqitjes së aplikimit.

Cilat janë dokumentet që duhen paraqitur për të marrë statusin e të riatdhesua­rit?

Kushti themelor për të riatdhesua­rit është që ata të çregjistro­hen nga listat e rezidencës në komunat përkatëse italiane, për të dëshmuar kthimin e tyre përfundimt­ar në Shqipëri. Për të marrë statusin e të riatdhesua­rit, janë të domosdoshm­e një sërë dokumentes­h, të tilla si: vërtetim nga njësia vendore e pushtetit lokal të zonës, që të përmbajë datën e saktë të hyrjes përfundimt­are në atdhe si dhe adresën e tij aktuale; fotokopje të pasa- portës, duke përfshirë edhe faqen ku ndodhet vula e fundit e kthimit në Shqipëri; vërtetim nga organet kompetente në atdhe, që kanë ndërprerë aktiviteti­n e punës; dokumenti i çregjistri­mit nga komuna ku emigranti ka qenë banues në Itali. Këto dokumente duhet të përkthehen nga përkthyes të miratuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, lista e së cilës ndodhet në webin e ambasadës, dhe duhen miratuar nga kjo ambasadë. Pas përgatitje­s së këtyre dokumentev­e, personat e interesuar duhet të marrin një takim në “Patronato Inas Cisl Albania” për të paraqitur këta dokumente dhe për bërë kërkesën për pensionin italian.

Sa janë në dijeni shqiptarët që kanë punuar e jetuar në Itali për faktin që mund të përfitojnë një pension nga shteti fqinj?

Një nga problemet serioze të migrantëve shqiptarë është informacio­ni. Vështirësi­të e procesit migrator, përfshirë edhe ato të gjuhës, ndikojnë negativish­t mbi njohjen e të drejtave të migrantëve, të cilët shpeshherë nuk i gëzojnë ato thjesht për mosnjohje të legjislaci­onit.

Cili është misioni i “Patronato INAS CISL Albania” dhe a i vjen në ndihmë kësaj kategorie?

Duhet të dini që institucio­net dhe ndërmjetës­uesit e autorizuar, siç janë patronatet, ofrojnë për qytetarët shërbimet e nevojshme telematike. Institucio­ni ynë, pra “Patronati INAS CISL Albania”, ofron shërbime falas për të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë punuar e punojnë në Itali. Pranë zyrës së “INAS” në Tiranë të gjitha aplikimet janë falas, pasi mundësohen nga një bashkëpuni­m mes këtij patronato me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe INPS, ose e thënë ndryshe Istituto Nazionale Previdenza Sociale.

Çfarë mund t’u vinte më tepër në ndihmë emigrantëv­e shqiptarë për llogaritje­n e kontribute­ve në të dyja vendet?

Aktualisht janë mbi 500 mijë emigrantë në Itali. Nënshkrimi i një marrëveshj­eje me shtetin fqinj do të sillte edhe më shumë përfitime për emigrantët shqiptarë sepse do të mundësonte llogaritje­n e viteve të kontribute­ve në të dy vendet. Kështu vetëm nëse arrihet një marrëveshj­e që të bashkojë periudhat kontributi­ve të të dyja vendeve në një të vetme, atëherë numri i përfituesv­e mund të rritet.

“Në rast se kandidati është regjistrua­r pranë INPS dhe ka paguar kontribute mbas datës 01.01.1996, në rast se merr statusin e të riatdhesua­rit, përfiton pension me moshat zyrtare të daljes në pension në Itali, pa qenë domosdoshm­ëria e plotësimit të moshës 70 vjeç, me jo më pak se 5 vite kontributi­ve. Aktualisht, mosha e daljes në pension për burrat është 66 vite e 7 muaj”, - tha Beskida Aliaj.

 ??  ?? Beskida Aliaj
Beskida Aliaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania