Gazeta Shqiptare

Shpallen fituesit e raundit të dytë te Shkencat e Natyrës e Filologjik­u

Në 1 tetor maturantët akses në portalin "U- Albania", kujdes vijën e kuqe Ja lista edhe për Gjuhët e Huaja dhe Shkencat Sociale

-

Universite­ti i Tiranës ka shpallur studentët fitues për raundin e dytë në 4 prej fakultetev­e të tij për vitin e ri akademik 2017- 2018. Sot, në "Gazeta Shqiptare" publikohen të gjithë emrat e maturantëv­e që kanë fituar të drejtën për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjis­ë, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Aplikuesit paraqiten me numër identifiki­mi e të renditur në bazë të pikëve që kanë arritur të grumbulloj­në, ashtu si në raundin e parë. Me më tepër kuota boshe nga raundi i parë rezulton FSHN, me 282 fitues në 10 programet e studimit që ofron, më tej vijon Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ku në 8 degët e tij rezultojnë fitues 234 maturantë, e më tej Fakulteti i Shkencave Sociale me 179 studentë fitues. Ndërkohë, në listat fituese të publikuara në 4 fakultetet e UT- së, HistoriFil­ologjia rezulton me më pak kuota boshe nga raundi i parë, me 102 fitues në të pesta programet e studimit që ofron. Prej datës 1 tetor, secili kandidat si në universite­tet publike, ashtu edhe në ato private në Shqipëri mund të aksesojë në portalin "U- Albania", duke shkuar në adresën "ualba- nia. arsimi. gov. al", ku mund të ndjekë udhëzimet për të vijuar më tej me procedurat. Pas kësaj do të fillojë procesi i regjistrim­it për raundin e dytë, që do të kryhet në sekretarit­ë mësimore përkatëse në datat 1 tetor- 14 tetor, ku raundi do të përbëhet nga 7 faza 48- orëshe secila. Edhe këtë herë studentët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin në kohë reale lëvizjen e vijës së kuqe, sepse mund të lirohen vende të lira gjatë regjistrim­it të fituesve në një degë të parapëlqye­r, çka mund ta shpallë fitues aplikantin tjetër. Në bazë të udhëzimit të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, viti i ri akademik 2017- 2018 në institucio­net e arsimit të lartë, do të fillojë në datën 16 tetor 2017 dhe do të përfundojë në datën 30 shtator 2018. Ndërsa, periudha 25 dhjetor 2017 deri në 5 janar 2018 do të jetë periudhë pushimesh për studentët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania