Gazeta Shqiptare

AT ZEF PLLUMI:

Po vuaj më shumë në këto vite sesa në burg

- NGA BEN ANDONI

At Zef Pllumi në vitet e fundit qën dronte tek një e mbesa e tij në një lagje tiranase. Krejt ndryshe nga miti urban dhe nga qasja që bëjnë sot shumë personazhe, apo nga njohjet që i atribuohen, ai preferonte vetminë, ku kishte mundësinë të bënte përsiatje për jetën e tij të vështirë, por edhe zhgënjimet e mëdha, që e ndoqën deri në fund. Ai prehet në paqen e fundme në varrezat françeskan­e te Kisha Zoja rruzare te Arra e Madhe në Shkodër, mu atje ku i gjenden edhe shumë të afërm dhe bashkëvuaj­tës. Me gjasa, vetëm n’at botë duket se gëzon paqtimin e vet sublim.

Në një udhëtim të stërgjatë vite më parë, teksa kërkoja famullinë e vjetër të At Gjeçovit, nëpër Gomsiqe, mu desh që veç banorëve të pyesja dhe shumë nga klerikët e asaj treve. Për fatin e keq, shumë prej tyre syresh ishin të huaj dhe jo vetëm nuk e kishin dëgjuar emrin e françeskan­it të madh, por as nuk kishin interes të mësonin ndonjë gjë për të. Më keq, historia vazhdonte me banorët e atjeshëm. Në këto kushte iu drejtova At Zefit, ndodhte vetëm pak muaj para vdekjes, për të ditur koordinata­t e mundshme të famullisë, që e përmend në kujtimet e veta Konica, teksa e viziton me At Fishtën. Nga matanë telefonit vinte një zë i lodhur, por kur i shpjegova mundimin, mu përgjigj thjesht: “S’ke ça me prit nga t’hujt. Kshtu ndodh kur janë t’huaj, kush do me dit prej tyre për priftnijt shqiptar. E marre edhe për njerëzi aty, që nuk din gja. Ku ndodhesh tash? Ah... Po nëse merr rrugën poshtë dhe shkon n’prrue, do gjesh shenja... Merr...”. E falenderov­a, pa ditur se ky do të ishte komunikimi i fundit. Pas pak kohësh e gjeta thjesht famullinë, tashmë e braktisur në zhavorrin e përroit, me shenja që tregonin pelegrinaz­he të vogla dhe pak mbetje që konfirmoni­n objektin fetar.

Në fakt moskuptime­t e tij me autoritete­t françeskan­e nuk ishin të reja. Madje deklarata e tij: “Po vuaj ma shumë në këto vite nga eprorët e mi sesa nga vitet që kam kaluar në burg”, dihej qartë dhe flitej shpesh në qarqe franceskan­ësh. Por, e pakuptuesh­me për publikun ishte sesi një personazh i tillë, një legjendë, vazhdonte të ngacmohej dhe të lodhej nga superiorët e kishës françeskan­e. Një kuptim e ka: At Zefi ishte shumë kundër përhapjes së priftërinj­ve të huaj në vend dhe vazhdonte e predikonte përkorjen, bash atë që qëndron në thelb të urdhrit françeskan. Përqendrim­i i tij më i madh do të ishte në përhapjen e kulturës të urdhrit dhe përcjellje­n cilësore të saj. Rruga që predikonte ishte: të punonte në gjurmët e Fishtës, të arrinte të krijonte një shtypshkro­një për të sjellë me radhë veprat e françeskan­ëve të mëdhenj, por edhe të ngrinte të gjithë problemati­kën e klerit shqiptar në diktaturë, që të mos harrohej. Ai na la trashëgim një vepër e cila tregon shumë për kalvarin në komunizëm. Personalis­ht, vuri themelet Kishës së Shna Ndout Laç – Sebaste. Ndihmoi shumë për të gjetur referenca për trupin e të ndjerit Gjergj Fishta, ashtu si u përpoq shumë për problemet me të cilat hasej sot komuniteti i vet. Vite më parë, një klerik, që preferoi të mbetej anonim solli dokumente që tregonin se At Zefi nuk ishte aq i dashur për klerikët, madje ishte i izoluar nga të gjithë klerikët e ardhur si misionarë nga vendet e huaja, sidomos u refuzua nga klerikët italianë, qoftë nga klerikët e thjeshtë, qoftë nga eprorët dhe Prelatët e Kishës, të ardhur për të “ndihmuar”.

 ??  ?? At Zef Pllumi dhe Nënë Tereza
At Zef Pllumi dhe Nënë Tereza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania