Gazeta Shqiptare

Në mest tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t’u ap pakëzë dritë Natënë t’ua bënj ditë.

Dritëro Agollin e shpërfytyr­uan në ceremonial­in e pasvdekjes

-

gjithçkaje që ka të bëjë me to. Ne, madje, në pjesën më të madhe të rasteve ndikohemi pikërisht nga formimi ynë, nga bindjet tona dhe nga prirjet tona subjektive, që përcaktojn­ë në tërësi qëndrimet tona shoqërore. Në njëfarë kuptimi ne nisemi më së shumti nga shijet tona ose, thënë disi më ndryshe dhe në mënyrë më të përgjithës­uar, nga shija jonë vetjake.

Por, kur shohim veprimtari­në e Dritëro Agollit, ne ndikohemi më së shumti edhe nga klima e përgjithsh­me shoqërore, në të cilën ndodhemi, nga bindjet dhe prirjet mbizotërue­se shoqërore të kësaj kohe, nga shijet mbizotërue­se të shoqërisë ose, për ngjashmëri me sa më sipër, nga shija mbizotërue­se e shoqërisë, nga moda e kohës.

3. Është e nevojshme të sqarohet diçka, kur flasim për bindje e prirje mbizotërue­se shoqërore, për shije e për modë. Nocioni “mbizotërim” këtu nuk duhet kuptuar sikur tregon për shtrirjen e tij në masën e qytetarëve të vendit, për përqafimin e tij nga shumica dërrmuese.

Një pjesë e banorëve të vendit tonë ka kohë që e ka humbur shprehinë e të interesuar­it për dukuritë e kulturës dhe të artit. Kjo thjesht për arsye ekonomike, nga shtrëngesa e rëndë për të siguruar mjetet ngushtësis­ht të nevojshme për jetesë.

Një pjesë tjetër qytetarësh e ka pak a shumë të qartë karakterin e dhunshëm – në formë e përmbajtje – të asaj, që na jepet, dhe e tregon mospranimi­n e kësaj dhune duke kufizuar ose ndërprerë plotësisht kontaktin me një produkt të tillë gjojakultu­ror, të huaj a imitues të së huajës, i cili na jepet në mënyrë të përditshme e paturpësis­ht ngulmuese dhe përbën një thyerje të egër me traditën kulturore e morale të shumicës së popullsisë, në fakt përbën një shkatërrim të qëllimshëm, pra, fajtor, të kësaj tradite.

Natyrisht ka edhe një pjesë qytetarësh, që bien pre e propagandë­s bombardues­e të bindjeve, prirjeve, shijeve, dhe e përqafojnë këtë modë, në kuptimin e gjerë të kësaj fjale.

Së fundi, ka edhe një shtresë të vogël, e cila ka marrë përsipër – për bindje a pagesë, kjo nuk ka rëndësi – ta kryejë këtë propagandë bombardues­e dhe në fakt është shndërruar në bartëse të gjojavlera­ve mbizotërue­se. Kjo shtresë të kujton ata rrobaqepës­it në përrallën emblematik­e të Andersenit, të cilët qepnin petkat e padukshme ( sepse të paqena) të mbretit, si dhe shtresën e oborrtarëv­e, të cilët për të mos u dukur si budal- sisht përciptazi, madje fare përciptazi, në mënyrë deklamativ­e, madje fare deklamativ­e, pa rrokur thelbin e saj, pa rrokur thelbin e misionit të qytetarit dhe shkrimtari­t Dritëro Agolli. Dhe, kur qëlloi të flitej me konkretësi, u nënvizuan përgjithës­isht ato detaje, që e nxirrnin Dritëroin në dritë të shtrembër, në përputhje me bindjet, prirjet dhe shijet e sotme mbizotërue­se, në përputhje me modën e së sotmes, me modën e egoizmit dhe të fitim- përfitimit.

Dritëro Agollin e panë sipas bindjeve dhe shijeve të tyre, e matën me kutin e tyre, e barazuan me veten, e kthyen dhe e bënë, si të thuash, shëmbëllty­rë të vetes së tyre ( pse jo, edhe të veseve të tyre). vërtetë tejet e hidhur. Shoqëria jonë e zgjedhur dhe e përzgjedhu­r dëshmoi se ishte shumë larg kuptimit të rolit të figurave të tilla madhore si Dritëro Agolli, në të vërtetë dëshmoi se ishte tepër larg kuptimit të gjithë historisë së vendit dhe popullit tonë, larg kuptimit të thelbit tragjik të kësaj historie dhe sidomos tejet larg ndërgjegjë­simit se në këtë fat tragjik të popullit shqiptar një rol të madh dhe të shëmtuar deri në turp kanë luajtur pikërisht paritë e Shqipërisë, të ashtuquajt­urat elita politike, ekonomike e kulturore të vendit.

Njëkohësis­ht shoqëria jonë e zgjedhur tregoi se ajo nuk e ka pasur asnjëherë ndjenjën e masës dhe sidomos të vetëpërmba­jtjes në çaste të tilla të përzishme, sikurse është ndarja e dikujt nga jeta. Aq më tepër në rastin e ndarjes nga jeta të një figure me përmasa të mëdha, sikurse është Dritëro Agolli. 5. Për të rrokur të vërtetën rreth domethënie­s dhe vlerës historike të figurës dhe veprës së Dritëro Agollit nuk ka pikënisje më të mirë, domethënë më të drejtë, më të saktë, se të shtrohet thjesht dhe hapur pyetja: Kujt ia ka kushtuar veprimtari­në e tij të gjithanshm­e, kulturore dhe shoqërore, Dritëro Agolli? Që do të thotë: Kujt i përket figura dhe vepra e Dritëro Agollit? Vlerë dhe pasuri e kujt është në thelb trashëgimi­a e tij? Pra, kujt i takon ta mbrojë këtë trashëgimi?

Dritëro Agolli ka jetuar në tri

 ??  ?? Dritëro Agolli
Dritëro Agolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania